Nunaj: Të ndihmosh ngritjen e agroturizmit, i nevojshëm certifikimi i subjekteve dhe standardizimi i procesit, më tej zbatimi në terren

Nunaj: Të ndihmosh ngritjen e agroturizmit, i nevojshëm certifikimi i subjekteve dhe standardizimi i procesit, më tej zbatimi në terren

Agroturizmi dhe potenciali ekonomik i tij në Shqipëri ka të ardhme të bujshme, mendon Teuta Nunaj, eksperte e ekonomisë.

Përmes një komunikimi me “MCN economy”, Nunaj shprehet se për ti ndihmuar subjekte në këtë fushë, kërkohet se pari një certifikimi i tyre dhe standardizim i procesit, për ta lënë më pas në dorë zbatimin në mënyrë që produktet që ofrohen të jene vendore e jo të huazuara.

Elementi bazë që është i rëndësishëm është certifikimi i tyre, pasi ko do të thotë të standardizosh procesin, njëkohësisht të formalizosh në këtë rast agroturizmin.

Nëse ne duam ta zhvillojmë turizmin, nëse do duam ta zhvillojmë këtë sektor, që është bashkimi mes bujqërisë, blegtorisë dhe turizmit, vetë agroturizmi bazën e ka bujqësinë dhe të tej ai ofron dhe mundësi është për tu realizuar sepse unë gjykoj që edhe vet bizneset janë të interesuar të legalizohen ose të certifikohen, por është element themeltar të pjesa e certifikimit respektimi i normave dhe më tej zbatimi i tij, në mënyrë që kur ne zgjedhim një bujtinë për të kaluar një pjesë të ditës ne në këtë rast presim të kemi pikërisht atë produktin që vjen nga ai agroturizëm, jo një produkt të huazuar.

Duke mare shkas nga Modeli italian i zhvillimit të agroturizmit i cili konsiderohet si më i miri në mbarë botë, me rreth 25 000 struktura në të gjithë vendin, znj. Nunaj sugjeron që të merret si model në rastin e Shqipërisë dhe të përkrahen fermeri me produktet që i prodhon vet.

Ajo çka unë gjykoj që mund të merret shkas është për mënyrën se si ata e mbështesin ligjin dhe e mbrojnë produktin.

Nëse i referohemi disa rasteve p.sh. si në rastin e panetones, ëmbëlsirës simbol të krishtlindjeve, Guarda di Financa në këtë rast, ka bllokuar mijëra, miliona ne prag të festes, pra ata e mbrojnë cilësinë ushqimit.

Ne në këtë rast duhet të marrim nga Italia atë seriozitetin e punës, profesionalizim e punës dhe ta duash punën, pasi në këtë mënyrë neve mund ta zhvillojmë ehe me tepër që është një sektor qe mund të zhvillohet në Shqipëri dhe të japi një kënaqësi shumë të madhe të natyrës, ke luksin që e prodhon vet ushqimin në atë fermën ku do zhvillosh agroturizmin dhe njëkohësisht do të jesh gjatë gjithë kohës i shtyrë nga individ qe do të vijnë pikërisht për atë produkt që e gjeje aty jo për produkte te supermarketeve që janë kudo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy