Kosovë/ 20 milion euro për mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja

Kosovë/ 20 milion euro për mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja

Janë 20 milionë euro në dispozicion për mbrojtjen e të akuzuarve nga Gjykata Speciale.

Kjo ka qenë deklarata e ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi, gjatë një konference ku u publikua projektligji i ri për parandalimin e korrupsionit.

Selimi është shprehur se është detyrë ligjore mbrojtja e të akuzuarve potencialë nga Specialja dhe se janë vënë në dispozicion 20 milionë euro, nga  të cilat 7 milion euro janë ndarë me amendamentin në Kuvend gjatë rishikimit për buxhetin e 2021-shit dhe 13 milionë të tjera janë në buxhetin rezervë.

“Ne e kemi buxhetin e caktuar të Ministrisë së Drejtësisë, buxhet i cili ka të bëjë me divizionin për mbrojtën e të akuzuarve potencial është një detyrë e jona që na obligon ligji dhe është ligji që merret me mbrojtjen e të akuzuarve potencialë. Nga ky ligj kanë dalë tri udhëzime administrative që tregojnë si ndahen ato fonde. Janë publike. Ne kemi 7 milionë euro që janë ndarë me amendamentimin në Kuvend gjatë rishikimit buxhetor dhe 13 milionë euro që janë në buxhetin rezervë. Krejt i kemi 20 milionë euro që do të shfrytëzohen për mbrojtjen e të akuzuarve”, tregoi Selimi në konferencën që ishte thirrur të lansoj projektligjin e ri për parandalimin e korrupsionit.

Janë të klasifikuara për shkak që ky klasifikim është bërë më herët që të ruhet konfidencialiteti mes avokati dhe klientit. Ne kemi pranuar disa kërkesa, këto kërkesa do të fillojnë të shqyrtohen këtë javë pasi që deri tash kemi pritur verifikimin e AKI-së të zyrtarëve që do të merren me procesimin e këtyre kërkesave sepse na është dashtë që ata të kenë nivelin e verifikimit sekret. Javën e kaluar AKI e ka përfunduar verifikim dhe kemi tash certifikatat e këtyre zyrtarëve të dhënë nga AKI. Grupi do të mblidhet shpejtë dhe do ta shqyrtojë çdo kërkesë…ato dokumente do të shqyrtohet pikë së pari se a plotësohen kushtet, a janë dokumente të kompletuara pastaj do të shqyrtohet shuma e kërkuar dhe shuma e kërkuar gjithashtu rregullohet me norma të veçanta se cila do të jetë për çdo kërkesë dhe pasi të kalohet kjo pjesë procedurale pastaj do të bëjmë transferimin e parave”, deklaroi Selimi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy