Prishja e banesave te 5 Maji, Tafani: Në pamje të parë shteti po i ndihmon, por bashkia nuk ka plan për banorët (VIDEO)

Prishja e banesave te 5 Maji, Tafani: Në pamje të parë shteti po i ndihmon, por bashkia nuk ka plan për banorët (VIDEO)

Aktivisti Endri Tafani tha në studion e MCN se rasti i shembjes së shtëpive te 5 Maji ndryshon me atë te Unaza e Re. Sipas Tafanit në këtë situatë është kuadër tjetër ligjor, ai i dëmtimit të banesave nga tërmeti.

Megjithatë Tafani thotë shumë prej shtëpive nuk janë dëmtuar, por megjithatë atyre do tu shemben shtëpitë dhe bashkia ende nuk u ka siguruar një banesë tjetër, por vetëm një bonus qiraje. Për këtë arsye banorët e 5 Majit janë duke protestuar dhe kundërshtuar prishjen e banesave pasi ende nuk ka një plan konkret se çfarë do të bëhet me ta.

“Rasti i 5 majit ndryshon nga rasti i Unazës, sepse ka një kuadër tj ligjor. Ka një akt normativ që flet për dëmtimet nga tërmeti dhe atje është marrë përsipër që të ndihmojë banorët që u janë dëmtuar banesat.

Ky për 5 majin është i shtator 2021, në atë akt përcaktohet nr i banorëve të zonës.. po të shikosh në pamje të parë duket që shteti të ndihmon, por bashkia thotë që ne do u japim një bonus për qiranë dhe në këtë moment banorët thonë që ok po vjen të më prishësh shtëpinë por ku do e marrim.

Ky është momenti kur ata I janë drejtuar bashkisë. Avokati I Popullit dje thanë një reagim që I kemi kërkuar informacion në bashki dhe përgjigja ka qenë e paargumentuar. Kjo ka krijuar një pasiguri.”, u shpreh Tafani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy