Vlahutin u del në mbrojtje gazetarëve: Paguhen 300 euro dhe i pushojnë nga puna me një SMS

Vlahutin u del në mbrojtje gazetarëve: Paguhen 300 euro dhe i pushojnë nga puna me një SMS

Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, thotë se media në Shqipëri ka nevojë të vetërregullohet. Gjatë fjalës së saj në takimin ‘Ditët mediatike të Ballkanit perëndimor’, Vlahutin e vuri theksin te politikat editoriale.

“Ne e shohim veten si partnerë. Duhet të punojmë me njeri-tjetrin dhe ta ndihmojmë mediat. Nëse ka çështje publike ka të paktën 40 kamera, dhe nëse ka çështje sociale, ka dy kamera e dy gazetarë. Kjo tregon praktika editoriale. Ka me qindra portale e gazeta dhe televizione. Dhe është shumë e vështirë për ne të navigojmë për të vërteten në media. Ka dy shtylla. Rregullat dhe vlerat. Duhet vetërregullim i mediave. Është shumë e vështirë të jesh gazetar me 300 euro në muaj dhe që mund të pushohesh me një mesazh. Por duhet të kemi parasysh që jo çdo njeri që flet është një gazetar dhe jo çdo hapësirë është një media. Duhet të ndahet kjo gjë. Duhet patjetër një mbështetje financiare. Janë tregje shumë të vogla që nuk mund të vetërregullihen, dhe është e rëndësishme që ne si BE duhet të investojmë. Kjo do të nxiste konkurrencë e ndershme dhe do të edukonte brezat e ardhshëm”, tha Vlahutin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy