Nga 225 persona në paraburgim në burgun e Reçit, vetëm 10 janë në pritje të gjykimit për akuza që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mediat, Jorida Tabaku, thotë se këto shifra rrëzojnë argumentet e mazhorancës për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale.



