Akademiku i njohur shqiptar Përparim Kabo i ftuar në emisionin Bilardo në MCN ka komentuar lidhur me krijimin e qyteteve për të cilin u shpreh se jeta e askujt nuk mund të ketë kuptim pa qytetin ku ka lindur dhe ëhstë rritur. Ai tha se njeriu nuk mund ta urrej qytetin e tij se i bie që do urrente historinë e tij dhe se qytetet mbrohen sepse në historinë e njerëzimit nuk ka qytet privat pasi është vetëm ai publik.
Hipokrizia e modernitetit është shumë e bukur. Jeta e çdokujt nuk mund të ketë kuptim pa qytetin ku ka lindur, ku është rritur, ku marrë puthjen e parë, ku ka provuar dashurinë, ku ka krijuar familjen, ku është bërë prind, ku ka gjetur shokët, ka shijuar artin, natyrën, sportin, çdolloj aktiviteti që i jep çdolloj optimizmi njeriut. Njeriu nuk mund ta urrej qytetin e tij se i bie që do urrente historinë e tij, nuk ka histori personale pa historinë e një ambienti, cilido qoftë ky qytet, i madh apo i vogël. Qytete mbrohen sepse në historinë e njerëzimit nuk ka qytet privat është vetëm publik.
Në vijim ai shtoi se qytetet janë ndërtuar në mesjetë për ti dhënë hob zhvillimit qytetar, qytetet u zhvilluan bashkë me njeriun dhe shoqërinë. Ai bëri me dije se ka qenë Leonardo Da Vinçi ai që ka dhënë idenë i pari të ndërtimit të qyteteve me tri kate.
Të shkon mendja se cili është personi që ju besua të ndërtonte projektin e një qyteti modern, ekologjik, ambientaslist, ai ishte Leonardo Da Vinçi. Asokohe Da Vinçi lëvizte mes Milanos dhe Firences, ishte koha kur shteti papal i kishte bërë një ofertë për punë. Pikërisht në atë kohë nëna e mbretit të Francës i thotë të birit, nëse ke nevojë të mbretërosh ke nevojë për një mentor dhe ai është Leonardo Da Vinçi, ky i fundit pranoi dhe ka qenë në momentet e fundit të jetës kur ka bërë një bonset të qytetit ekologjik dhe ka meritë të madhe se si ndërtohen qytetet sepse thoshte se qytetet duhet të ndërtohen me tri kate. Ishte i pari që dha idenë se rrugët duhet të jenë me kurriz në mes, ishte i pari që tha se shkallët duhen bërë rrethore dhe jo këndore. Pra lindja e qyteteve është një nga pasuritë më të mëdha të njerëzimit dhe sido që të jetë qyteti im Tirana unë nuk do e ndërroja me asnjë sepse i bie të ndërroja historinë time.



