Bulqizë, vjehrri vret dhëndrin në shtëpinë e tij

Bulqizë, vjehrri vret dhëndrin në shtëpinë e tij

Krimi në familje godet në Bulqizë, të premten. Një person ka mbetur i vrarë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. 

Viktimë ka mbetur dhëndri  i familjes, i cili një ditë më parë i preu veshët kunatit të tij.

Gjithçka ka nisur pas një sherri për motive të dobëta, ku 42-vjeçari Adriatik Jella, i preu veshët vëllait të bashkëshortes.

Ngjarja është shënuar në fshatin Topojan të Bulqizës, ka njoftuar policia. Mësohet se krimi makabër ndodhi pas një sherri mes kunatit dhe dhëndrit, pasi kunati i kishte kërkuar llogari se pse i kishte dhunuar të motrën.

Mësohet se 42-vjeçari Jella u nis drejt fshatit të gruas dhe sapo hyri në banesë, plagosi vëllain e bashkëshortes së tij.

Në këto rrethana, thuhet se vjehrri i tij ka marrë një dru dhe e ka goditur në kokë dhëndrin. Ky i fundit humbi jetën gjatë transportimit për në spital.

Adritaik Jella mësohet se ishte person me precendent penalë, ndërsa një muaj më parë ishte arrestuar për dhunë në familje.

Policia po heton për të zbardhur plotësisht ngjarjen e rëndë, ndërkohë që tre persona janë arrestuar në flagrancë: përkatësisht 68-vjeçari me inicialet V.Ç., banues në Topojan dhe dy vëllezërit, G.D., 28 vjeç dhe A.D., 34 vjeç, të tre të akuzuar për veprën penale të ‘Vrasjes me dashje’, të kryer në bashkëpunim.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy