Zululand - Gjyqtarët e korruptuar dhe Reforma në Drejtësi

Zululand - Gjyqtarët e korruptuar dhe Reforma në Drejtësi

Reforma në Drejtësi ka qenë tema e zgjedhur për tu trajtuar në Zululand nga gazetari Mustafa Nano, i cili ka patur të ftuar avokatin e njohur Artan Hajdari.

 

Biseda ka qenë e fokusuar në gjendjen e drejtësisë shqiptare sot dhe nevojën urgjente për reformim, gjë për të cilën të gjithë bien dakord. I pyetur nga Nano sesi e sheh angazhimin personal të diplomatëve të huaj në Shqipëri, konkretisht të ambasadorit Lu, Hajdari u përgjigj:

 

S’duhet të kishim këtë gjendje në sistemin e drejtësisë. Në këto 25 vite nëse do të kishim kontribuar të gjithë së bashku, ne si aktorë të sistemit, nuk do të ishim këtu sot. Të gjithë po të kishim vënë ndonjë tull nuk do të kishim më këtë shqetësim që, pse të huajt e kërkojnë sot këtë reformë. Por nga ana tjetër unë jam dakord që, këtu ku është katandisur politika jonë, sepse gjendja e drejtësisë për mendimin tim është kaq poshtë për një arsye thelbësore, jo se sistemi ka gjeneruar të këqija nga brenda, por se politika ka ndikuar që sistemi të gjenerojë dhe faji është i politikës. i të dy kraheve. Ka ardhur koha që boll, mjaft më dhe të huajt janë një garanci për reformën.

 

Por çfarë duhet tu garantojë gjyqtarëve kjo reformë dhe sa gjyqtarë të korruptuar mund të prekë ajo? Avokati Artan Hajdari u shpreh se “klima politike e ka rënduar gjendjen”.

 

Mustafa Nano e pyeti avokatin se a është në gjendje që vet sistemi tu garantojë gjyqtarëve një jetë normale.

 

“ Ky është shqetësim i madh. Në fund të ditës çdo njeri që punon në sistemin e drejtësisë ka një familje për të mbajtur, ndaj shteti duhet ta mbështet me bazë të financiare të fortë gjyqësorin”, tha Hajdari.

 

Më tej ai shtoi se çdo gjyqtar duhet të justifikojë pasurinë e tij dhe se secili përgjigjet për dosjen e vet, duke theksuar se shumë prej tyre nuk kanë më vend në gjyqësor.

 

Nano në fund të emisionit u ndal tek pritshmëritë e shqiptarëve se pas Reformës në Drejtësi, do të shohim pas hekurave politikanë e zyrtarë të lartë.

 

Avokati Hajdari tha se problem në Shqipëri është se pse ata që kanë shkelur ligjin nuk janë ndëshkuar. “Çështja fokusohet se kush ka shkelur ligjin, duhet të shkojë në burg”, përfundoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy