Serbia ‘merr zemër’ pas vizitës së Ramës, e ka gati projektin për ‘zhdukjen’ e Kosovës

Serbia ‘merr zemër’ pas vizitës së Ramës, e ka gati projektin për ‘zhdukjen’ e Kosovës

Asaj që i janë frikësuar më së shumti shqiptarët e Kosovë, sot e ka thënë shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe bashkëpunëtori më i afërt i kryeministrit serb, Marko Gjuriç.

Sipas tij, projekti i shtetit të Kosovës, që ai i referohet si projekt i dështuar, duhet të zëvendësohet me projektin e një dialogu të përgjithshëm ndërmjet popullit serb dhe atij shqiptar, transmeton lajmi.net.

Ideja e shpalosur zyrtarisht nga Gjuriç ekziston që më shumë se dy dekada, kur Millosheviç, më pas edhe Gjingjiç janë angazhuar që për Kosovën të flasin me Shqipërinë dhe në fund, Kosova e ndarë, pjesa e mbetur, t’i bashkohet Shqipërisë, raporton lajmi.net.

“Projekti i shtetit të rrejshëm në Kosovë, pa marrë parasysh sa miliarda euro janë investuar në të, nuk do të ketë sukses”, ka thënë ai, duke shtuar se shtetin serb e pret lufta e gjeneratave që t’i rikthejë interesat e veta.

I pyetur që të komentojë deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që më nuk ekziston ëndrra për “Shqipërinë e Madhe”, Gjuriç ka thënë se nuk dinë se cilit Ramë t’i besojë.

“A t’i besojë atij Ramës që e tha atë javën e kaluar, apo atij Ramës që para disa muajsh foli për gjëra krejt të kundërta me tash. Në secilin rast, është në interes të Serbisë që të zhvillojë marrëdhënie të mira edhe me Ramën, edhe me Shqipërinë. Kjo na duhet edhe për Kosovën dhe për politikanët atje që t’i ulim tensionet”, ka thënë Gjuriç.

Duket se vizita e Ramës në Beograd dhe ideja e shpallur prej tij për pajtim shqiptaro-serb, duke anashkaluar Kosovën, i ka dhënë zemër Beogradit që të rinisë këtë projekt për zhbërjen e Kosovës si shtet dhe ndarjen e saj.

Më të drejtë është kritikuar Rama për qëndrimet e tij në Beograd dhe mungesës së konsultimit me liderët kosovarë.

/ Zëri /  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy