53 të arrestuar në Britani/ Kumria: Shumica shfrytëzoheshin për punë brenda shtëpive të barit, nuk u kapën krerët e grupeve kriminale (VIDEO)

53 të arrestuar në Britani/ Kumria: Shumica shfrytëzoheshin për punë brenda shtëpive të barit, nuk u kapën krerët e grupeve kriminale (VIDEO)

Një operacion me mbi 50 të arrestuar që merren me kultivimin e kanabisit është kryer nga policia e Mançesterit në Mbretërinë e Bashkuar. Avokati shqiptar në Angli, Saimir Kumria, në një komunikim me edicionin e lajmeve në MCN tv, thotë se pavarësisht aktit kriminal, pjesa më e madhe e të arrestuarave kanë qenë të shfrytëzuar për të punuar brenda shtëpive të barit, pre e skllavërisë moderne. Kumria, thotë se lajmi është parë edhe si një shkëputje e vëmendjes nga pjesa e ligjit për transferimin e azilkërkuesve në Ruanda, i cili u refuzua edhe në Gjykatën e Apelit. "Nisur nga lajmi se 53 shqiptar janë arrestuar në një operacion të gjerë për të kapur trafikantët që kryesisht kanë zhvilluar biznesin e tyre të jashtëligjshëm me shtëpitë e barit, është një numër i konsiderueshëm. Vlera e tyre ekonomike arrin deri në 9 milionë paund. Sa i përket bimëve kemi mbi 10 mijë rrënjë bimë të sekuestruar. Numri sigurisht është i madh dhe krijon një efekt mediatik por e shoh më shumë edhe si shkëputje e vëmendjes nga pjesa e ligjit për transferimin e azilkërkuesve në Ruanda, i cili u refuzua dhe ra poshtë edhe në Gjykatën e Apelit. Pra e shohim edhe më shumë si strategji të politik bërjes në Mbretërinë e bashkuar për të shkëputur pak vëmendjen, por kjo nuk do të thotë që nuk dënojmë rëndë cilindo që merret me krimin e organizuar. Në rastin konkret, nuk janë pak 53 veta dhe nuk janë pak 10 mijë rrënjë bimë, por le te themi që është një sulm i orientuar drejtuar trafikantëve por pjesa më e madhe e tyre duhet të dimë që janë persona që punonin në shtëpi dhe pjesa më e madhe e tyre kanë qenë të shfrytëzuar për të punuar brenda shtëpive. Pra, nuk kanë arritur të kapin krerët e grupeve kriminale por janë arrestuar persona që janë detyruar të punojnë në shtëpi, siç e kemi evidentuar si persona që janë pre e skllavërisë moderne.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy