18 vite pas tragjedisë së 11 shtatorit, dalin pamjet e papublikuara më parë (FOTO)

18 vite pas tragjedisë së 11 shtatorit, dalin pamjet e papublikuara më parë (FOTO)

Sot, përkujtohet 18-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Objekte të sulmit ishin ndërtesa të rëndësishme në SHBA, si Kullat Binjake, ku ndodhej edhe Selia e Organizatës Botërore të Tregtisë në Nju-Jork. Përmes këtij sulmi, terroristët arritën të shkatërrojnë Qendrën Botërore të Tregtisë, si dhe të dëmtojnë rëndë ndërtesën e Pentagonit në Uashington.

Sulmet mbi Kullat Binjake u kryen nga një grup prej 19 personash, nga të cilët 15 ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani. Pas këtij momenti, terrozimi mori përmasa globale. Pasojat e sulmit terrorist ishin të tmerrshme. U raportua rreth 3 mijë persona të vrarë, nga të cilët 343 ishin zjarrfikës, 60 policë, ndërsa pjesa tjetër ishin civilë që u përkisnin kombësive të ndryshme.

Sulmi ndaj Kullave Binjake njihet si një nga sulmet me pasoja më të rënda që ka njohur historia e njerëzimit. Ndërkohë, disa ekspertë shprehen se vitet pas 11 shtatorit kanë parë rënie të ndikimit global të Shteteve të Bashkuara.

Nisur nga këto ngjarje, SHBA-të ndërmorën fushata kundër terrorizmit, për të sjellë në vemendje rëndësinë që ka siguria në lidhje me fenomene të tilla.

Ashtu siç ndodh shpesh në përvjetorët e sulmeve mbi Kullat Binjake, janë publikuar disa foto të pabotuara më parë.

Në to shihen mjekë, zjarrfikës, punonjës të ndihmës së shpejtë, vullnetarë, të cilët u mblodhën për të kërkuar për të mbijetuar dhe për të pastruar zonën.

Në fotot e mëposhtme duket qartë se çfarë kanë mbetur pas sulmeve të 11 shtatorit: gërmadha, ndërtesa të shkatërruara, tym.

Kronologjia e ngjarjeve – 11.09.2011

Një aeroplan i rrëmbyer u përplas mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju-Jork, duke krijuar një çarje të thellë në faqen e ndërtesës dhe duke shkaktuar zjarr. Ndërsa vetëm 17 minuta më pas, një tjetër aeroplan pasagjerësh u përplas me kullën jugore. Menjëherë, pas sulmit Administrata Federale e Aviacionit urdhëroi mbylljen e të gjitha aeroporteve në Nju-Jork. Pak minuta më vonë u mbyllën edhe urat dhe tunelet në Nju-Jork. Ndërkohë, presidenti Bush informoi qytetarët amerikanë se vendi ka përjetuar një sulm terrorist. Gjatë gjithë kohës, grupe të shpëtimit kërkuan për persona që mund të kenë mbijetuar. Në mbrëmje, presidenti Bush doli para kombit amerikan, duke iu drejtuar me fjalët: Ne po hetojmë se kush fshihet pas këtyre akteve mizore. Kam urdhëruar të gjitha organet e rendit që të gjejnë personat përgjegjës. Nuk do të bëjmë dallim midis terroristëve që kryen këto akte dhe atyre që i strehojnë ata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy