
Një marinar vdiq dhe 27 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi luftanija ruse Moskva u mbyt javën e kaluar, sipas agjencisë së lajmeve RIA duke cituar Ministrinë ruse të Mbrojtjes.
Në deklaratë thuhet se 396 anëtarë të tjerë të ekuipazhit u shpëtuan nga Moskva, e cila ishte flamuri i flotës ruse të Detit të Zi.
Rusia thotë se një zjarr në bord shkaktoi shpërthimin e municioneve dhe anija u mbyt ndërsa po tërhiqej në një stuhi, ndërsa Ukraina se e goditi atë me raketa, raporton Bbc.
Fundosja e anijes u diskutua gjatë, pasi ajo ishte shpallur si flamurtarja e flotës ruse të Detit të Zi dhe se në të thuhej se ndodhej një pjesë e kryqit të vërtetë nga i kryqëzimit të Jezu Krishtit, ndonëse më pak se një centimetër dru.
Ishte Kisha Ortodokse e Rusisë, ajo që ia kishte dorëzuar copën e kryqit komandantit të asaj kohe të flotës së Detit të Zi, Igor Osipov.



