
Gjykata e Lartë e SHBA-ve është shprehur në favor të zbatimit të plotë të urdhrit me anë të të cilit administrata Trump vendosi kufizime për hyrjen në SHBA të qytetarëve që vijnë nga 6 vende me shumicë myslimane: Çadi, Irani, Libia, Somalia, Siria dhe Jemeni.
Me dy vota kundër, gjykatësit e shkallës më të lartë të drejtësisë amerikane kanë vendosur që urdhri i kufizimit i lëshuar nga administrata Trump mund të vihet plotësisht në zbatim, edhe pse në disa gjykata të vendit, e njëjta masë është në fazën e apelimit.



