Eksperti për kriptovalutat Besmir Semanaj deklaroi në “Mcn Economy” tha se në tregun e kriptovalutave spekulimi është i lartë dhe vlera e parasë ndryshon në mënyrë të frikshme.
Duke folur mbi ligjin e miratuar në Shqipëri, Semanaj e konsideroi si show, duke shtuar se vendit tonë i mungojnë kapacitetet teknologjike dhe njerëzore për monitorim.
Ligji i ri që miratoi Parlamenti shqiptar, pjesa më e madhe e deputetëve nuk e dinin fare që kishin miratuar një ligj të tillë sepse kalonte si shtojcë. Ligji prek vetëm Exchange dhe jo pjesën e prodhimit të kriptovalutave. Arrestimet janë non sens, pasi nuk kemi një ligj në Shqipëri që ndalon kriptovalutat. Nëse unë instaloj një aplikacion që prodhon bitcoin i bie që policia të vijë të më arrestojë. Ka qenë më shumë një show. Të arrestuarit janë liruar. Nuk kemi miratim të akteve nënligjore, është diçka në ajër, nuk kishte një kërkesë nga binzesi. Shqipëria ishte vendi i dytë në Evropë pas Maltës që ndërmerrte një ligj të tillë ndërkohë që mungonin kapacitetet teknologjike dhe njerëzore për monitorimin. Nuk kemi asnjë kërkesë nga institucione kombëtare apo ndërkombëtare, apo biznese që kërkojnë miratimin e një ligji për hapjen e Exchange-ve. Më shumë më duket se do bëheshim lajm ndërkombëtar, duke qenë se ishim të parët në Evropë. Përderisa nuk përdoret ashtu më duket (ligj për sensacion). Tani që kriptovalutat kanë shumë probleme, nuk besoj se do zbatohet”.
Sipas tij me miratimin e ligjit qeveria nxiti që qytetarët shqiptarë të investojnë më shumë në kriptovalutë.
Shqipëria nuk është e gatshme në asnjë aspekt. Nuk kemi persona të trajnuar për të zbuluar krimet që ndodhin me anë të kriptovalutës, për të zbuluar pastrimin e parasë përmes kriptovalutës. Megjithëse s’kemi asnjë Exchange të licensuar, kemi dhjetëra në tregun e zi. Po përdoret ne formën e ndërmjetësimit. Bëhet pagesa në x shtet në kripotvalutë dhe merret pagesa në Exchange. Exchange-t nuk dëshirojnë të funksionojnë në tregje me legjislacion. Kriptovaluta u krijua që të ruajë privatësinë e personit. Në momentin që miratojmë ligje dhe vendosim rregulla humb sensi i kësaj paraje dixhitale. I vetmi institucion që mund të certifikonte nga ana teknike është AKSHI. Bitcoini funksionon përmes blockchain-s. Përdorimin më të shpeshtë e ka darkweb. Ajo që më shqetëson më shumë është që po i bëhet një reklamim i frikshëm kriptovalutave. Para një viti bëra një investim në 5 monedha, dhe 74 për qind të kapitalit e kam humbur. Nuk flasim për kapital të madh, 100 euro. Bombardimi nga persona që premtojnë parajsën në një kohë të shkurtër është problematike. Për mendimin tim pjesë më e madhe janë bubble (fluska). Investimi që duhet bërë në kriptovaluta është aq sa nuk dëmton ekonominë tuaj. Miratimi i ligjit nxiti qytetarët shqiptarë të investojë në kriptovaluta. Prandaj isha kundër sepse do nxitet populli i varfër të fitojë në një kohë të shkurtër”.
Semanaj tha se numri i personave që kanë investuar në kriptovaluta në Shqipëri është i vogël, ndërsa shtoi se qeveria duhet të përqendrohet të prodhimi, që në vendin tonë është i lartë.
“Numri i personave që kanë investuar në kripto në Shqipëri është shumë i vogël. Në SHBA është 10 për qind, ndërsa në Shqipëri duhet të jetë 2-3-4 maksimumi 5. Prandaj ligji nuk bën sens. Por ajo që është problematike është që në Shqipëri kemi prodhim të madh të kriptos, mining. Kërkon energji të lartë, Shqipëria është parajsë ku prodhohet kripto duke mos paguar para. Këtu duhet të përqendrohet qeveria. Në momentin që do kemi legalizim të kriptovalutave pjesë më e madhe e tyre do falimentojë, sepse ikin nga qëllimi pse u krijuan”.



