Malazezët protestojnë kundër sundimit 30-vjeçar të Gjukanoviçit (VIDEO)

Malazezët protestojnë kundër sundimit 30-vjeçar të Gjukanoviçit (VIDEO)

Të paktën 10 000 vetë protestuan të shtunën në rrugët e Podgoricës, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit  Milo Gjukanoviç, në pushtet prej 30 vitesh.

Protesta e së shtunës ishte e treta brenda këtij muaji, me të cilën kërkohet dorëheqja e Gjukanoviçit. Protestuesit u mblodhën para radiotelevizionit shtetëror malazez, në të njëjtën kohë që transmetohej edicioni qendror i lajmeve. 

Ata thanë se televizioni shtetëror nuk është shërbim publik, por propagandë partiake, që e ka keqinformuar Malin e Zi për 30 vjet.

Qytetarët e Malit të Zi i kanë nisur protestat që nga 2 shkurti, me iniciativën e një grupi të quajtur "Odupri se - 97000", i përbërë nga më shumë se 30 aktivistë dhe qytetarë pa lidhje me politikën. Ish- nënkryetari i parlamentit malazez, Xhemal Peroviç, është një nga figurat kryesore të këtij grupi, pjesë e të cilit janë edhe intelektualë, avokatë, akademikë dhe gazetarë .

Kërkesat  kryesore të protestuesve janë dorëheqjet e presidentit Gjukanoviç, kryeministrit Dushko Markoviç, kryeprokurorit të Shtetit, Ivica Stankoviç, dhe kryeprokurorit malazez për krimin e organizuar, Milivoje Katnić. Grupi që ka organizuar protestën ka marrë edhe mbështetjen e opozitës vendase.

Protesta vijoi në rrugët e Podgoricës pa u ndikuar nga moti i keq dhe erërat e forta, të cilat arritën shpejtësinë deri në 100 km/orë, çka  shkaktoi dëme në rrjetin e energjisë elektrike. 10 000 qytetarë malazezë, të cilët protestuan në rrugët e Podgoricës, përfaqësojnë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së përgjithshme të Malit të Zi prej rreth 610 000. Lëvizja ka planifikuar protestën e saj të ardhshme për në 2 mars dhe po harton kërkesat për t'u paraqitur në qeveri.

Milo Gjukanoviç është ndër liderët më jetëgjatë në pushtet. Ai ka tre dekada që mban postet më të larta shtetërore në Mal të Zi. Presidenti malazez  ka qenë në pushtet për tre dekadat e fundit, duke shërbyer si kryeministër nga viti 1991 deri në vitin 1998, si president nga viti 1998 deri në vitin 2002, si kryeministër përsëri në qeveri të ndryshme midis viteve 2003 dhe 2016, para se të rizgjidhej president në maj 2018. Ai është gjithashtu kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy