Kërkesa për arrest/ Pëllumbi: Më vjen keq për Bllakon, por mirë që drejtësia e re vepron (VIDEO)

Kërkesa për arrest/ Pëllumbi: Më vjen keq për Bllakon, por mirë që drejtësia e re vepron (VIDEO)

Deputeti i PS Arben Pëllumbi foli në edicionin e lajmeve në MCN lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e kolegut të tij Alqi Bllako, lidhur me aferën e inceneratorëve. Pëllumbi tha se i vjen keq që Bllako ndodhet në këto kushte, por theksoi se i vjen mirë që drejtësia e re tanimë vepron pa stepje. Sikundër edhe eksponentët e tjerë të PS, Pëllumbi vuri në dukje se përgjegjësia penale është individuale.  

Organet e drejtësisë për këtë punë i kemi, që të sqarojnë vepra që prezumohen që janë kryer. Më vjen keq që z.Bllako ndodhet në këto kushte, por më vjen mirë që organet e reja të drejtësisë veprojnë pa asnjë lloj frike apo stepje. Duhet të ndajmë qëllimin nga procesi, procedura, apo indvidë të ndryshëm. Qëllimi i qeverisë ka qenë eliminimi i një problem të madh. Hot spot-i në qytetin e Elbasanit emetonte në ajër gazra toksikë dhe kancerogjenë për qytetin. Qeveritë për këtë punë janë, për zgjidhjen e probleme. Në rast se individësh shkelin ligjin përballen me të në mënyrë individuale. Çdo përgjegjësi penale nuk është kolektive. Rruga duhet ndarë nga individët. Kishim një superemergjencë. Jo në Shqipëri por në asnjë vend të botës korrupsioni nuk është ndaluar. Sot kemi një drejtësi tek e cila besojmë dhe që vepron edhe ndaj individëve të veshur me pushtet. Ne duhet të shqetësohemi kur nuk kemi çështje, kur drejtësia nuk vepron, kur çdo gjë shkon vaj. Se kush ka të drejtë apo jo, s’na takon ne ta caktojmë. Derisa të dalë vendimi i formës ata prezumohen të pafajshëm”.

Deputeti i PS hodhi poshtë mundësinë që zhvillimet e fundit politike të sjellin zgjedhje të parakohshme në vend. I pyetur mbi mundësinë e riformatimeve në qeveri Pëllumbi tha:

Ky është tagër i kryeministrit. Ai vet në zbatim të programit, të objektivave, shikon nëse po ecet në ritmin e duhur apo jo. Besoj që e gjykon saktë. Askush s’është i pazëvendësueshëm në qeveri. Ndryshimi është i mirëpritur”.

Deputeti socialist tha e në 9 prill do të bëhet një kongres ndryshe, i hapur për t’u dëgjuar nga një gamë më e madhe njerëzish. I pyetur nëse PS do të ulet në tryezë me Berishën për reformat, Pëllumbi tha:

Nuk e zgjedhim kundërshtarin, bëjmë marrëveshje me atë kundërshtar që na vihet përballë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy