SHBA dhe BE mbështesin shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, Gjermania kundër

SHBA dhe BE mbështesin shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, Gjermania kundër

SHBA dhe BE e mbështesin planin sipas të cilit Kosova dhe Serbia mund të rishikojnë kufijtë mbi baza etnike, një ide kjo që është refuzuar nga Gjermania. Sipas amerikanes “Wall Street Journal”, një memorandum i kohëve të fundit, hartuar nga shërbimi i jashtëm i BE-së, për t’i dhënë zgjidhje konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës, tregon se organi ekzekutiv i BE-së e ka miratuar qëndrimin e Uashingtonit, duke hedhur poshtë atë të Gjermanisë.

Ndërsa marrëveshja tregon se Evropa dhe SHBA vijojnë të bashkëpunojnë për iniciativat e politikës së jashtme që ndikojnë në rajon, përçarja me Gjermaninë gjithashtu tregon gatishmërinë e Uashingtonit për të injoruar kundërshtimet e Gjermanisë, që është edhe fuqia kryesore e kontinentit.

Në bazë të dokumentit, të cilit i referohet "Wall Street Journal", BE-ja mbështet planin e përbashkët Serbi-Kosovë, i cili është mbështetur edhe nga SHBA-të, për të rishikuar kufijtë në Europën Juglindore, si një rrugë që do t’i japë Kosovës statusin e plotë si shtet dhe anëtarësimin në organizmat ndërkombëtarë. Në dokument thuhet se nëse ky plan dështon, vendi me 2 milionë banorë mund të shkojë drejt kriminalitetit, konfliktit dhe ekstremizmit islamik.

Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet dhe përsa kohë mes të dyjave nuk ka një marrëveshje për këtë, asnjëri prej vendeve nuk mund të anëtarësohet në BE. Gjithashtu, pesë vende të BE-së, përfshirë Rusinë, nuk e njohin Kosovën.

Gjatë dy muajve të fundit, debati politik në Kosovë dhe Serbi është dominuar nga ideja e presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç për shkëmbimin e territoreve, pavarësisht se burime pranë ekipeve të negociatave thonë se ata nuk bien dakord në disa pika, përfshirë qytetin etnikisht të ndarë të Mitrovicës.

Por për Gjermaninë, shkëmbimi i territoreve ngjall frikën e rindezjes së separatizmit etnik në vendet fqinje si Bosnja apo Maqedonia, çka mund ta trazojë sërish rajonin.

Disa javë më parë, përmes zëdhënësit të saj, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se kufijtë në rajonin e Ballkanit janë të pandryshueshëm.

"Pozicioni ynë ka qenë konsistent dhe në përputhje me shqetësimet e udhëheqësve të të gjitha vendeve fqinjë, të cilët janë shprehur se ndryshimi i kufijve mund të hapë kutinë e Pandorës në një rajon ende të paqëndrueshëm", tha ai. Luksemburgu dhe Britania gjithashtu kanë shprehur rezerva lidhur me planin.   

Por duket se Shtetet e Bashkuara dhe BE nuk do t’i marrin parasysh këto qëndrime. "Për herë të parë në historinë e tyre, Serbia dhe Kosova do të pajtohen dhe do t’i zgjidhin lirisht dallimet e tyre përmes dialogut", thuhet në dokument.

Muajin e kaluar, këshilltari i Sigurisë në administratën “Trum”, John Bolton, tha se SHBA nuk do të ndërhyjë nëse dy palët arrijnë një marrëveshje për shkëmbim territoresh.

Ndërsa Berlini këmbëngul se kufijtë në Evropë janë të paprekshëm, Gjermanisë i njihen meritat për rolin kyç që ka luajtur në përshpejtimin e shpërbërjes së Jugosllavisë, pjesë e të cilës ka qenë Kosova.

Shumë analistë dhe zyrtarë europianë mendojnë se SHBA po e riinstalon veten në rajon. Vitin e kaluar, ajo futi Malin e Zi në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior dhe po përpiqet shumë që shteti i ardhshëm i Maqedonisë të bashkohet edhe me aleancën ushtarake.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy