Ndotja e ajrit në qytetin e Elbasanit është problematika më e madhe me të cilët qytetarët janë të detyruar të bashkëjetojnë.
Prej vitesh ajo është përfolur si një nga shkaktarët e sëmundjeve të ndryshme në këtë zonë, megjithatë, autoritetet e kanë kaluar në heshtje këtë gjë.
Madje pavarësisht faktit se fenomeni i ndotjes së ajrit është bërë mediatik, janë bërë studime të ndryshme apo premtime për të mbajtur nën kontroll nivelin e ndotjes, situata është sërish alarmante.
Madje edhe pse prej afro dy muajsh prokuroria e Elbasanit regjistroj zyrtarisht çështjen penale për rreth 70 kompanitë që veprojnë në njësinë administrative Bradashesh për shifrat alarmante të ndotjes, duket qartë nga pamjet se kompanitë janë duke e sfiduar hapur hetimin dhe institucionin e prokurorisë.
Ditën për diell zona ku ushtrojnë aktivitet është pushtuar nga një re e madhe tymi kancerogjen, duke bërë që ajri të jetë i ndotur në nivele alarmante.



