Emrat/ Vrasja e ish-ushtarakut në Vlorë, arrestohet autori dhe një bashkëpunëtor (VIDEO)

Emrat/ Vrasja e ish-ushtarakut në Vlorë, arrestohet autori dhe një bashkëpunëtor (VIDEO)

Policia e Vlorës ka zbardhur vrasjen e Altin Alikajt. Siç njoftojnë blutë e Vlorës, është arrestuar Shazi Ahmetaj i cili dyshohet si autor i vrasjes së Altin Alikajt, i cilu u gjet pa gjenja jete në banesën e tij. Po ashtu është arrestuar edhe shtetasi Mateo Kiptiu, pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin për t’u fshehur, duke i siguruar një mjet të marrë me qira për lëvizjen e tij.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë, Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, në kuadër të operacionit “Ndëshkimi” bënë të munduar kapjen dhe ndalimin e shtetasit  Shazi Ahmetaj, 23 vjeç, banues në Kolonjë, Lushnje, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve dhe të vjedhjes.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Mateo Kiptiu, 30 vjeç, banues në Kolonjë, Lushnje, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”,

Shtetasi Shazi Ahmetaj, dyshohet si autor i vrasjes se shtetasit Altin Alikaj, i cili u gjet pa shenja jete në banesën e tij, ndërsa shtetasi Mateo Kiptiu dyshohet se ka ndihmuar autorin për t’u fshehur, duke i siguruar një mjet të marrë me qira për lëvizjen e tij.

Në momentin e ndalimit shtetasit Shazi Ahmetaj, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 40.5 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë.

Vazhdojnë veprimet hetimore për të përcaktuar motivet e këtij krimi të rëndë, si dhe për identifikimin e personave të tjerë, që mund të jenë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprat penale "Vrasje me dashje", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe " Përkrahja e autorit të krimit".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy