Holokausti është ana më e errët e historisë gjermane, megjithatë, cila është domethënia e kësaj periudhe për gjermanët dhe si e shohin ata të lidhur veten me këtë periudhë?
Martin Zickendraht, Përfaqësues i Ambasadës Gjermane në Shqipëri ndan përvojën dhe kujtimet e tij personale në një bisedë me Blerina Goce për “EuropeIN” në MCN TV.
Martin Zickendraht, Përfaqësues i Ambasadës Gjermane në Shqipëri
“Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për Gjermaninë, është një ditë shumë e rëndësishme për ne, është simboli i periudhës më të errët të historisë sonë dhe është gjithashtu dita më e dhimbshme, ku nuk mund të festojmë por duhet të kujtojmë fatkeqësisht vrasjet në Aushvitz, në 27 janar 1945, por që vazhduan edhe në Mathausen, siç mund të shihni edhe në këtë ekspozitë. Është e dhimbshme për mua personalisht sepse familja e nënës sime është nga Austria dhe origjina e saj është nga ajo zonë, në Austrinë e sipërme afër kampit Mathausen dhe shumë afër qytetit ku ajo u rrit ishte edhe një kamp tjetër.
Në familjen time kam kujtime të dhimbshme nga partia naziste, por kam pasur gjithashtu edhe një dajë, i cili u fut në një kamp përqendrimi si komunist. Ai mbijetoi por humbi mendjen gjatë këtij procesi dhe nuk ishte kurrë më i njëjti, kështu që ndiej dhimbje personalisht.”



