Amerikanët do të hiqnin dorë nga Netflix për një arsye!

Amerikanët do të hiqnin dorë nga Netflix për një arsye!

Në epokën kur jemi të fiksuar pas TV dhe mediave sociale, shumë gjejnë justifikimin se nuk kanë kohë për t’u marrë me një hobi. Por ky justifikim nuk iu falet, pasi nuk ka kohë më të mirë për hobit sesa e tashmja.

Ekspertët pajtohen se hobi mund të na bëjë më kreativ, të lumtur dhe më empatik; dhe nëse hobi juaj përfshin të shprehurit tuaj përmes artit, ai madje mund të ndihmojë në zvogëlimin e ankthit, depresionit, demencias dhe një mori problemesh të tjera shëndetësore. Prandaj, nuk duhet të habiteni që një studim i ri zbuloi se 75% e amerikanëve të anketuar kanë hobi kreativë dhe nuk do të heqin dorë prej tyre.

Studimi

Studimi u bë Bluprint, një kompani që ofron trajnime për gjëra të ndryshme, nga piktura tek përpunimi i drurit apo dekorimi i tortave. Sipas drejtuesit të kompanisë, John Levisay, ka një keqkuptim psikologjik midis konsumatorëve amerikanë, të cilët besojnë se nuk kanë kohë për të qenë krijues.

"Por pastaj kur njerëzit bëjnë një inventar se ku po kalojnë kohën e tyre, ata e kuptojnë se po kalojnë tre deri në katër orë duke parë TV dhe një orë ose dy në ditë në internet", tha ai.

Dhe e pranojnë që aktivitetet krijuese i bëjnë ata të ndihen më mirë sesa të shikojnë TV ose të shohin mediat sociale.

"Ne e kemi dëgjuar këtë nga klientët tanë për vite me radhë dhe kemi dashur të bëjmë një hulumtim më empirik".

Bluprint zhvilloi një sondazh që u qarkullua në shkurt 2019. Ajo u kërkoi pjesëmarrësve të thoshin hobet e tyre krijuese, të vlerësonin rëndësinë e krijimtarisë në jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre dhe të konsideronin sakrificat që do të bënin për të mbajtur ato hobi. Në total, në sondazh morën pjesë 2,012 të rritur amerikanë mbi moshën 18 vjeç.

Çfarë zbuloi studimi:

Amerikanët kanë hobi krijues, por ata janë të etur për stimulim më krijues.

-75% e pjesëmarrësve raportuan se kishin të paktën një hobi krijues. Aktivitetet më të njohura ishin pjekja, kopshtaria, gatimi (përtej vakteve të përditshme), dekori i shtëpisë dhe krijimi i gjërave vetë.

Pjesëmarrësit me hobi krijues raportuan se bërja e gjërave me dorë u sjell atyre gëzim.

-79% thanë se "e duan procesin e krijimit të diçkaje nga e para".

-88% u pajtuan me deklaratën: "Mbarimi me sukses i një projekti krijues më sjell gëzim."

-75% raportuan se ata "bëjnë gabime gjatë rrugës", por kjo nuk e zvogëlon "kënaqësinë" e tyre.

Disa do të sakrifikonin transmetimin e TV dhe filmave për hobet e tyre krijuese.

-Nga ata që kanë Netflix, 77% preferojnë të heqin dorë nga pagesa mujore, sesa të heqin dorë nga hobi i tyre krijues.

Çfarë do të thotë kjo?

Studimi sugjeron që jo vetëm që amerikanët janë të vetëdijshëm për vlerën dhe përfitimet e krijimtarisë, por ata duan më shumë prej saj.

Gjetjet mbështesin shumë kërkime mjekësore mbi përfitimet emocionale të aktiviteteve krijuese. Të dhënat tregojnë se njerëzit që marrin pjesë në hobi krijuese përkundrejt atyre që nuk janë, ka më shumë të ngjarë ta përshkruajnë veten si të lumtur, të gëzueshëm, dhe të pasionuar. Sipas studimit, krijimtaria po ndikon pozitivisht në "pikëpamjen e tyre për jetën".

Burimi: Artsy.net

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy