Portreti i Thaçit bëhet shkak për “përplasje” institucionale në ditën e parë të qeverisë së re të Kosovës

Portreti i Thaçit bëhet shkak për “përplasje” institucionale në ditën e parë të qeverisë së re të Kosovës

Në ditën e parë si kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në zyrë ambasadorin amerikan, Philip Kosnett. Megjithatë, më shumë vëmendje se takimi mori vëmendje një fakt tjetër. Në zyrën e kryeparlamentares së re mungonte portreti i presidentit të vendit, Hashim Thaçi. 

Në vend të saj ishte vendosur portreti i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Vetë Osmani në lidhje me këtë ka sqaruar se fotoja e Thaçit, nuk është hequr, por thjesht është zhvendosur, një lëvizje kjo brenda hapësirës që përcakton ligji.

Natyrisht që ka arsye. Unë e njoh ligjin dhe në përputhje të plotë me ligjin, fotografia e presidentit është në Kuvend. Unë kam dashur që në ballë të zyrës të kem dikë që më inspiron. Ligji për simbolet nuk e përcakton se në cilin cep të vendoset fotografia e presidentit”, tha Osmani.

Por nuk ka vonuar një reagim nga Presidenca e Kosovës. Sipas kësaj të fundit, nëse fotoja është hequr, atë herë kjo është shkelje e ligjit.

Presidenti i Republikës përfaqëson autoritetin më të lartë të shtetit dhe të gjitha institucionet obligohen me Ligjin për protokollin e shtetit që në mjediset e tyre ta vendosin fotografinë e presidentit. Kuvendi është institucion ligjvënës i Republikës së Kosovës dhe si i tillë do të duhej t’ishte shembulli më i mirë i zbatimit të ligjit. Nuk e dimë nëse është e vërtetë ajo që është raportuar, por një veprim i tillë gjithsesi që do ishte shkelje e ligjeve në fuqi dhe një precedent i keq për të gjitha institucionet e Kosovës”, thuhet në reagimin e Presidencës.

Për zhvendosjen e fotos ka reaguar me nota të ashpra edhe PDK, partia tashmë në opozitë, nga e cila vjen Thaçi. Në reagimin e Partisë Demokratike të Kosovës, veprimi i Osmanit konsiderohet primitiv dhe i nxitur nga interesa partiake.

 “Me veprimin e saj primitiv, kryekuvendarja e zgjedhur në mënyrë të dyshimtë, Vjosa Osmani përfaqëson mentalitetin e vjetër që synon hakmarrjen dhe përçon gjuhën e urrejtjes dhe përçarjes së qytetarëve. Që në ditën e parë në pozitën e re, ajo po dëshmon se përfaqëson vetëm interesin e saj brenda partisë së vet dhe jo t’i shërbej institucionit ku është zgjedhur. Me këtë veprim anti-ligjor ajo gjithashtu fyen rëndë edhe institucionin që drejton, Kuvendin e Kosovës, tempullin e demokracisë dhe ligjvënies në vendin tonë”, thuhet tutje në reagim.

Rasti të kujton një të ngjashëm në Shqipëri në vitin 2013. Kur kryeministri Rama mori detyrën, në të gjitha zyrat e institucioneve shtetërore, fotografia e presidentit të republikës, në atë kohë Bujar Nishani, u zëvendësua me foton e kryeministrit të parë të Shqipërisë, Ismail Qemali. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy