Ministri i Jashtëm i Izraelit Israel Katz ka bërë me dije se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres është shpallur përson “non grata" dhe i është ndaluar hyrja në vend.
Ai akuzoi shefin e OKB-së se është "anti-izraelit" dhe u jep mbështetje terroristëve, përdhunuesve dhe vrasësve.
Guterres do të mbahet mend si një njollë në historinë e OKB-së për brezat që do të vijnë.
Dje, shefi i OKB-së dënoi zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe bëri thirrje për një armëpushim.



