
Zyrtarisht nga dje në orën 23:59 Mbretëria e Bashkuar ndaloi së ndjekuri rregullat e Bashkimit Europian pas marrëveshjes së ‘Brexit’. Kjo do të thotë se nga 1 janari do të ketë rregullave të ndryshme mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Unionit përsa i përket udhëtimeve, tregtisë, imigracionit dhe bashkëpunimit për sigurinë.
Për këtë kryeministri i Anglisë Boris Johnson u shpreh se tani Mbretëria e Bashkuar ka ‘lirinë në duart e saj’ dhe aftësinë për t’i bërë gjërat ‘ndryshe dhe më mirë’.
Ndërkohë sipas BBC pas shkëputjes përfundimtare nga BE ka edhe kundërshti në ishullin britanik. Ministri i parë skocez Nicola Sturgeon, ambicia e të cilit është të shohë përsëri vendin në BE, në ‘tëitter’ shkruajti: “Skocia do të kthehet shumë shpejt në Europë. BE, mbaje dritën të ndezur”.
Kamionët e parë që mbërritën në kufi hynë pa asnjë vonesë si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe në BE. Gjithsesi grupi i trageteve dhe porteve Stena Line tha këtë mëngjes së gjashtë ngarkesa mallrash që udhëtonin nga Uellsi për në Irlandë u desh të ktheheshin mbrapsht për shkak të mungesës së dokumentacioneve.
Ministrat e Mbretërisë së Bashkuar kanë paralajmëruar se probleme të ngjashme do të hasen në ditët në vijim në kufi, por do të rregullohen shpejt.



