Degjeneron mbledhja e Këshillin Bashkiak, Veliaj debate me Topollaj: Je dhe pedagog ti (VIDEO)

Degjeneron mbledhja e Këshillin Bashkiak, Veliaj debate me Topollaj: Je dhe pedagog ti (VIDEO)

Një përplasje të ashpër ka pasur sot mes Fabian Topollaj dhe Erion Veliajt në Këshillin Bashkiak.

Këshilltari i djathtë ka akuzuar kreun e Bashkisë se po provokon me kërkesën e tij për të zhvendosur çadrën e protestuesve.

Topollaj ka hedhur në drejtim të Veliajt një tufë me letra, në të cilat ishin aktet që do të kalonin në rend dite për diskutim.

Ai ka marrë madje edhe mikrofonin dhe ka sulmuar Veliajn duke e quajtur hajdut dhe më pas është larguar.

Veliaj i është kthyer: “Je dhe pedagog ti, shiko si sillesh, i hodhe fondet e ekselencës këtu…” 

Kreu i Bashkisë deklaroi se tentativat e PD për të bllokuar mbledhjen e këshillit janë alibi për të shmangur përballjen me koalicionin e majtë.

“ Edhe pse nuk ka zgjidhje lokale, së shpejti, edhe pse s’ka asnjë debat konkret me këtë këshill, edhe pse protesta nuk është në këtë këshill, sebepi për të përdorur çdo arsye duke hedhur poshtë edhe kreditë e buta edhe bursat për ekselentë është thjesht një alibi, pasi një forcë që ndihet mirë shkon edhe përballet. Këta pasi humbi në mënyrë fatale në Tiranë, sigurisht që me koalicion tonë s’duan të përballen, sepse një përballje tjetër me koalicionin tonë do t’i çonte ata në fund të historisë si një parti që rrihet sistematikisht nga publiku shqiptar se s’di të shërbejë”, tha Veliaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy