Orban: Hungaria duhet të shmangë pjesëmarrjen nëse NATO ndërhyn në Ukrainë

Orban: Hungaria duhet të shmangë pjesëmarrjen nëse NATO ndërhyn në Ukrainë

Hungaria duhet të shmangë me çdo kusht pjesëmarrjen në një ndërhyrje të mundshme të NATO-s në Ukrainë, tha sot kryeministri hungarez Viktor Orbán në një intervistë në radion shtetërore.

Orbán tha se Hungaria nuk duhet as të marrë pjesë në fazën e planifikimit, duke shtuar se ekziston rreziku që njësitë ushtarake hungareze mund të transferohen nën komandën e NATO-s nëse do të fillonte misioni i Aleancës në Ukrainë dhe se territori hungarez mund të përdoret për atë mision.

Ne do të humbnim një pjesë jetike të sovranitetit tonë nëse kjo do të ndodhte dhe ne nuk do të ishim në gjendje t’i mbanim trupat hungareze jashtë luftës,” tha Orbán.

Sipas tij, momenti kur Hungaria do të tërhiqet nga të gjitha përgatitjet e NATO-s për misionin në Ukrainë “është shumë afër”, por ai shpjegoi se një hap i tillë duhet së pari të diskutohet me Sekretarin e Përgjithshëm aktual dhe të ardhshëm të NATO-s.

Ne duhet ta bëjmë të qartë se Hungaria ka të drejtë të respektojë marrëveshjen bazë të NATO-s që ne nënshkruam”, tha Orban dhe kujtoi se marrëveshja përkufizohet si një akt mbrojtës.

Kryeministri hungarez vlerësoi se Evropa është “në një gjendje psikoze lufte”, e cila logjikisht mund të rezultojë me ardhjen e njësive ushtarake të Evropës Perëndimore në territorin e Ukrainës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy