Me mijëra gra, në disa vende të botës, kanë protestuar kundër diskriminimit ndaj ushqimit me gji të fëmijë në ambientet publike. Të gjita këto protesta ishin të koordinuara në kuadër të javës botërore të ushqimit me gji.
Në Filipine rreth 500 nëna të reja janë mbledhur në Manila dhe kanë ushqyer me gji publikisht bebet e tyre, ndërsa mbanin në duar pankarta ku shkruhej “gjiri është më i miri”. Në kryeqytetin e Kosta Rikës, San Jose, po i njëjti skenar u krye nga qindra nëna të tjera por që marshuan përballë Asamblesë Legjislative. Kjo pasi një sekretare u pushua nga puna nga një deputet i Parlamentit pikërisht sepse kishte ushqyer me gji fëmijën e saj gjatë orarit të punës.
Protesta të ngjashme u mbajtën edhe në Kinë, Venezuelë edhe Rumani.



