Është kujtuar në universitetin e Gjirokastrës dita ndërkombëtare e gjuhës greke.
Pedagogu Panajot Barka ka deklaruar se kjo ditë përkon dhe me çeljen e kësaj dege në këtë universitet, që bënë 40 vjet.
Barka e ka cilësuar si një marrëdhënie të fortë mes Greqisë e Shqipërisë veçanërisht me Gjirokastrën faktin që në këtë universitet mësohet edhe kjo gjuhë.
Sipas profesoreshës së universitetit të Janinës ardhja në Gjirokastër është një emocion i veçantë pasi ka dhënë mësim më parë.
Gjithashtu edhe për profesoreshën tjetër Mimoza Kore sot në Gjirokastër janë huazuar shumë fjalë nga greqishtja ajo vë në pah se dhe një pjesë e mirë e njerëzve prej këtu kanë shkuar në emigrim në shtetin fqinj.
Ajo thotë së ruajtja e marrëdhënieve sa më të mira me fqinjin do të sjell gjithmonë zhvillim për vendin.
Është një emocion i veçantë të vij në Gjirokastër pas 15 vitesh që kam dhënë mësim në këtë universitet. Këto aktivitete janë kuptimplota pasi shprehin angazhimin e dyanshëm të dy vendeve një ure lidhëse dhe në vijim në të ardhmen të kemi edhe më shumë marrëveshje së bashku.
Nëpërmjet këtyre bashkëpunimeve studentët e kësaj dege e shikojnë si një mundësi për më shumë punësim pas përfundimit të studimeve.



