“Homeland Justice”/ Semanaj: Hyrja në sistem ka qenë në detaje. Kemi ndihmuar hakerat duke nxjerrë të dhënat e shqiptarëve online! (VIDEO)

“Homeland Justice”/ Semanaj: Hyrja në sistem ka qenë në detaje. Kemi ndihmuar hakerat duke nxjerrë të dhënat e shqiptarëve online! (VIDEO)

Eksperti i IT Besmir Semanaj duke folur në MCN Live tha se hakerat kanë hyrë në detaje në sisteme, pasi kontratat publike dhe informacionet që konsideroheshin konfidenciale tashmë kanë dalë sheshit. Sipas ekspertit aktualisht hakerat nuk kanë interes që të manipulojnë informacionet pasi humbasin besueshmërinë. Semanaj thotë se është non sens që punonjësit e IT në AKSH të kërkojnë rritje galoponte rroge pas dështimit, ndërkohë që duhet të viheshin përballë përgjegjësisë morale dhe ligjore.

Mjafton me kaq sa ka dalë, për të kuptuar që edhe nëse s’do kemi rrjedhje në të ardhmen, çdo qytetar e ka kuptuar, dhe ekspertët e kanë kuptuar që hyrja në sisteme ka qenë në detaje. E-mailet e SHSIH qarkullojnë sheshit, kontratat janë bërë publike, psh. ajo për satelitët, ku gazetarëve nuk iu jepej informacion pasi konsideroheshin konfidenciale. Duhet të kemi dy aspekte parasysh, hakerat s’kanë asnjë lloj interesi të manipulojnë të dhënat aktualisht sepse do humbnin besueshmërinë. Nuk kemi asnjë përgënjeshtrim nga institucionet shtetërore. Po i pranojnë si të vërteta në heshtje. Kemi muaj që s’kemi asnjë reagim. S’kemi përgënjeshtrim të informacioneve që po dalin ditë pas dite. S’kemi përgënjeshtrim nga SHISH. Kjo pjesë më frikëson. Duket sikur institucionet shqiptare janë të frikësuara nga hakerat. Formati është i përpunuar dhe ekspertët e kanë të pamundur ta kuptojnë nëse të dhënat kanë dalë nga sistemi.

Për ne si ekspertë është shumë e vështirë për të kuptuar nëse këto e-maile dolën nga AKSHI. Ne nuk e dimë nëse SHISH i hostonte emailet në të njëjtën infrastrukturë, apo kishte infrastrukturën e saj. Atëherë kemi hakërim total të strukturave të SHISH. Nëse i hostonte në AKSH, është non sens që të hostohen me institucionet e tjera. U mbyll me një raport të Microsoft, nuk kemi raport për sistemet e policisë, nuk kemi persona të vënë para përgjegjësisë, dhe persona që moralisht të dorëhiqen. Kemi dështim total dhe pas këtij dështimi kërkesa për rritje rrogash galoponte. Është totalisht non sens që personat që dështuan në minimumin e sigurisë kibernetike, të kërkojnë dekorata dhe shpërblime, ndërkohë që një pjesë e tyre duhet të ishin përballë përgjegjësisë morale dhe ligjore”.

Semanaj tha se më shumë se emailet e titullarëve të institucioneve i intereson që të mos cenohet siguria e qytetarëve. Eksperti tha se ne i kemi ndihmuar hakerat pasi të dhënat e shqiptarëve janë ekspozuar më parë online. Ai vë në dukje se do të mjaftonte fakti që kreu i SHISH komunikon me email privat për një dorëheqje apo kërkim falje.

Ne nuk po kërkojmë një diagrame sistemesh si komunikojnë me njëra-tjetrën, ajo që do të doja që qytetarët të dinin cilat janë sistemet e prekura dhe cili është rreziku që u kanosen qytetarëve. Sikurse e themi vazhdimisht, nuk mund të japim tipologjinë e sistemeve apo networkut sepse do ndihmonim hakerat, për një sulm të dytë, të tretë, nga ana tjetër ne kemi ndihmuar hakerat pasi ne të dhënat e shqiptarëve i kemi nxjerrë online, emër mbiemër, targat. Duke parë email-et e drejtuesit e SHISH kuptojmë që më shumë përdorin emailet private se sa ato zyrtare. Është detyrim ligjor që të përdorin adresat zyrtare. Do mjaftonin këto komunikime private që krijonin një amulli dorëheqjesh dhe kërkim faljesh, por siç e shihni shihet si një gjë normale dhe asgjë s’ndodh”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy