Historia e trishtë e Parashqevi Simakut/ Marjanaku dhe Lushi: Përmes videos u mëtua të ‘çmitizohej’ miti për të. Ajo ka nevojë për kurim

Historia e trishtë e Parashqevi Simakut/ Marjanaku dhe Lushi: Përmes videos u mëtua të ‘çmitizohej’ miti për të. Ajo ka nevojë për kurim

Parashqevi Simaku, këngëtarja e famshme nga Kavaja që dikur elektrizoi Shqipërinë gjatë viteve ’80-të, është një emër që mbetet i paharruar për artdashësit.

Megjithatë, ajo emigroi në SHBA dhe jetoi larg syrit të publikut, u pa fundmi një video e shpërndarë ngriti kuriozitetin dhe debatet në rrjetet sociale, taksa ajo u pa duke jetuar me ndihmë sociale rrugëve të NewYorkut.

Drupal Ad

Në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, këngëtarja Hatixhe Lushi, dikur mike me këngëtaren, rrëfen emocionet e njohjes dikur me këngëtaren dhe faktin se si u ndje nga video që bëri bujë për të.

Sipas saj, Simaku ka nevojë për kurë dhe shërim të mëtejmë krahas strehimit.

Kur e kam parë videon qe u sistemua u gëzova me dukej si vetja, asnjëri nga ne nuk kishte fuqinë ta kërkonte, sepse ajo i humbi kontakte me të gjithë.

Unë isha studente te Artet dhe atë kohë isha e angazhuar shumë më festivalet koncertet dhe isha pjesëmarrëse në një festival, aty e ka njohur Parashqevinë dhe kur vinte ajo me atë prezencën, nurin, personalitetin e veçantë dhe të gjithë e kthenin kokën kur vinte ajo, ishte një njeri me shenjë.

Ajo ishte një njeri kaq fjalëpakë, sa s’ta merr mendja, ajo nuk rrëfente planet e saj, ajo i kushtohen festivalit, ikte, vinte vetëm dhe u habita sesi me gjeti aty dhe më tha do shkojmë bashkë të hotelit se atje flinin, dhe ajo filloi të më besonte.

Me ato pamje që pashe, nuk kam fjet nga ato pamje, njerëzit nuk e kuptojnë që ato pamje nuk janë për tu shpërndarë atë video. Ka shpërndarje që të krijojnë energji të mirë, po ka nga ato që nuk do ti shohësh këto përjetime.

Ajo ishte mjaltë si këngëtare, si njeri, si personazh, ajo jepte dashuri për ata që donte, por kishte edhe atë urën që vendoste dhe e kishe lakmi.

Unë s’mund ta besoj e ajo nuk e do Shqipërinë, njerëzit nuk e kuptojnë që ajo nuk është mirë, ajo është e sëmur, nuk është mirë me shëndet dhe është fatkeqësi ta filmosh një njeri me atë gjendje ashtu.  

Nga ana tjetër Mimoza Marjanaku, aktore dhe ish-shoqe grupi me Parashqevinë, shpreh pezmin për mënyrën e shpërndarjes së kësaj video, që sipas saj i mëtua të çmitizohej miti i krijuar për të.

Unë me Parashqevinë kam qenë mike shumë e mire, ishim shoqe dhome në qytetin Studenti, bashkë në studime në Akademinë e Arteve, ajo ishte një njeri i thjeshte jo një artiste me atë bagazh të madh.

Ruaj kujtime më të bukura për të, dhe kisha fatin të dëgjoja me të te shtëpia e Agim Krajkes, këngën “Mos ua prishni lumturinë” që po përgatitej për Festival.

Ajo në marrëdhënie me ne ishte Vivi, një vajzë e thjeshtë që e donim.

Video që është shfaqur më ka prekur. E quaj të padrejtë shpërndarjen e asaj video, është shkelur privatësia e një njeri si ajo, ajo është një viktime, është linçua pavarësisht se ndoshta shërbeu për ta ndihmuar por shpërndarja nuk kishte si të bëhej.

Nuk ishte e drejte ajo shpërndarja mua mu duk si një linçim që ju bë asaj, një mënyrë për të çmitiuzar mitin e Parashqevisë.

Të vërtetën e saj askush nuk e di, unë mendoj se ajo nuk do ta dëshironte kthimin në Shqipëri, fakti që ka një djalë dhe do donte të bashkohej me të, nuk besoj se do kthente kokën pas dhe te vinte këtu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy