Një person tenton të mbysë pasagjerët, sulmon seksualisht femrat në avion (VIDEO)

Një person tenton të mbysë pasagjerët, sulmon seksualisht femrat në avion (VIDEO)

Pasagjerët e një avioni kanë parë tmerr me sy kur një burrë sulmoi seksualisht një grua, madje tentoi të ngacmonte edhe një fëmijë.

47-vjeçari u përpoq të mbyste disa gra dhe më pas u ul afër disa njerëzve duke kërcënuar se do ti abuzonte seksualisht.

Madje u përpoq që të zhvishej në avion.

Por ishin disa burra që arritën që ta ndalonin dhe u lidh me rrip.

Ngjarja e tmerrshme ndodhi në S7 - Siberian Airlines, një fluturim nga Shën Petersburg në Novosibirsk.

Policia e armatosur erdhi në bordin e Airbus A320 për ta kapur personin pas 4 orë fluturimi kur avioni me 150 pasagjerë në bord u ul në Novosibirsk.

Sipas autoriteteve vendase ky incident nuk ishte i lidhur me terrorizmin. 

Asnjë prej pasagjerëve të avionit nuk ka marrë asistencë mjekësore në aeroport.

p> 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy