Zenka: Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhja e vetme që qytetarët e Malit të Zi të dalin nga ankthi politik (VIDEO)

Zenka: Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhja e vetme që qytetarët e Malit të Zi të dalin nga ankthi politik (VIDEO)

Deputeti dhe ish-ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në Malin e Zi, Meto Zenka, paralajmërimin e Presidentit Milo Gjukanoviç për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në tre muajt e ardhshëm, e sheh si mënyrën e vetme për daljen e vendit nga situata ku ndodhet.

Është e vetmja zgjidhje që u ofron qytetarëve të Malit të Zi, dalje nga ky ankth politik. E vetmja zgjidhje është organizimi sa më parë i zgjedhjeve parlamentare dhe do të jetë më qartë se cilin rrugëtim do të marrë Mali i Zi, drejt Perëndimit apo drejt Lindjes.

Në një lidhje me studion e lajmeve të MCN TV, ai tha se  qeveria e pakicës nuk arriti të mbijetojë gjatë për shkak të disa krizave që përfshinë vendin.

Në fillesën e këtyre kombinimeve që u paraqitën para opinionit europian, ka ardhur një frymë e re për Malin e Zi, por kjo frymë e re solli disa pasoja dhe sulmin ndaj Malit të Zi.

Tani kemi një situatë e ku janë arrestuar disa malazezë të dyshuar si spiunë ndaj Rusisë. Por kjo qeveri nuk e gëzon më pëlqimin e politikës europiane.

Deklaratat e Gjukanoviç i cili ka cilësuar një agresion të poshtër përpjekjet për ta nxjerrë Malin e Zi nga konstelacioni politik europian dhe euroatlantik dhe kthimin nën ombrellën e ‘Rusisë së Madhe’, Zenka i shoqëron me të njëjtin emërtim.

Gjithë aktivitetet në Malin e Zi në dy vite e ca dhe formimi i një qeverie me pakica para ca muajve, që kishte mundësi të shfrytëzohej, për futjen e Malit të Zi në familjen eurpiane dështoi plotësisht sepse pasuan disa akte që Malin e Zi jo që e shfrytëzoi, por pasuan disa veprime që e larguan Malin e Zi nga politika europiane.

Të gjitha momentet që janë aktuale në Malin e Zi, deri te bllokimi i sistemit çojnë në këtë drejtim. Gjithë ministrat, pasi kemi zgjedhje lokale në 13 komuna, secili nga këta ministra nuk merret më me çështje qeveritare, por me çështje subjektive politike.

Padyshim që do ketë ndikim rezultati në 13 komuna. Kemi të bëjmë me dy politika të hapura.

Kemi dy politika që janë diametralisht të kundërta, një politikë që ju orienton shtetasve të Malit të Zi të drejtohen nga perëndimi dhe politika tjetër që të drejtohen nga Lindja, nga Rusia.

Në këto 13 komuna kemi 70% të votuesve dhe kush grupim do fitojë këto komuna, do ketë mundësinë që në zgjedhjet parlamentare që do mbahen për 3-4 muaj, të udhëheqë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy