Virusi i ri që duhet të shqetësojë botën është shumë më i rrezikshëm se Covid!

Virusi i ri që duhet të shqetësojë botën është shumë më i rrezikshëm se Covid!

Ndërsa bota po përballet prej rreth një viti me Covid-19, një eksperte e viruseve nga Azia po parashikon një tjetër pandemi.

Azia ka një numër të lartë të shfaqjes së sëmundjeve infektive. Rajonet tropikale kanë një gamë të pasur të biodiversitetit, që do të thotë se ato janë gjithashtu shtëpia e një grupi të madh patogjenësh, duke rritur shanset që një virus i ri të shfaqet. Popullsia në rritje dhe shtimit të kontakteve mes njerëzve dhe kafshëve të egra në këto rajone, gjithashtu rrit faktorin e rrezikut.

Gjatë një karriere të marrjes së mostrave të mijëra lakuriqëve të natës, eksperja Supaporn Wacharapluesadee dhe kolegët e saj kanë zbuluar shumë viruse të reja. Ata kanë gjetur kryesisht koronavirusë, por edhe sëmundje të tjera vdekjeprurëse që mund të përhapen tek njerëzit.

Këtu përfshihet virusi Nipah. Lakuriqët e frutave janë origjina e këtij virusi. "Është një shqetësim i madh sepse nuk ka trajtim ... dhe një shkallë e lartë e vdekshmërisë shkaktohet nga ky virus", thotë Ëacharapluesadee për BBC. Shkalla e vdekjeve nga Nipah varion nga 40% deri në 75%, në varësi të vendit ku ndodh shpërthimi.

Ky virus është një shqetësim edhe për OBSH-në, që çdo vit listën e patogjenëve që mund të shkaktojnë një emergjencë të shëndetit publik për të vendosur se si t'i japin përparësi fondeve të tyre për kërkim dhe menaxhim të situatës.

Virusi Nipah është në top 10-tshen e tyre. Dhe, me një numër shpërthimesh që kanë ndodhur në Azi tashmë, ka të ngjarë që mos ta shohim të përfundojë tani shpejt.

Simptomat e virusit Nipah

Ka disa arsye pse virusi Nipah është i dëmshëm. Periudha e gjatë e inkubacionit e sëmundjes (raportohet të jetë 45 ditë, në një rast) do të thotë se ka mundësi shumë të lartë që një mbartës i virusit ta transmetojë atë tek të tjerët pa e ditur që janë të infektuar.

Mund të infektojë një gamë të gjerë kafshësh, duke rritur shanset e përhapjes së saj. Dhe mund të transmetohet ose përmes kontaktit të drejtpërdrejtë ose duke konsumuar ushqim të kontaminuar.

Dikush i infektuar me Nipah mund të përjetojë simptoma të frymëmarrjes, përfshirë kollë, dhimbje fyti, dhimbje dhe lodhje, një ënjtje e trurit që mund të shkaktojë atak dhe vdekje. Është një sëmundje që OBSH do të dëshironte të parandalonte përhapjen.

Në 11 shpërthime të ndryshme të Nipah në Bangladesh nga viti 2001 deri në 2011, 196 njerëz që u zbuluan se kishin Nipah - 150 ndërruan jetë. Deri më tani nuk ka të dhëna ekzakte sa persona ka të infektuar në Azi, por ende nuk ka një vaksinë për të.

*Wacharapluesadee drejton Kryqin e Kuq në Qendrën e Shkencës së Shëndetit në Sëmundje Infektive në Bangkok. Gjatë 10 viteve të fundit, ajo ka qenë pjesë e Predict, një përpjekje botërore për të zbuluar dhe ndaluar sëmundjet që mund të kalojnë nga kafshët tek njerëzit.

Përkthyer nga BBC. Ndalohet ribotimi pa burimin MCN.al, J.Ç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy