Mbyllja e filialeve të bankës që realizonte shpërndarjen e pagesave për serbët në veri të Kosovës është kritikuar ashpër nga Bashkimi Europian.
"Mbyllja dhe konfiskimi i këtyre zyrave pa paralajmërim apo koordinim paraprak dhe vetëm pak ditë pas takimit të fundit të dialogut, ku u trajtua edhe çështja e ambienteve të Bankës së Kursimeve Postare, është përshkallëzuese dhe bie ndesh me frymën e normalizimit dhe cenon mirëbesimin e Kosovës, në arritjen e normalizimit të marrëdhënieve përmes dialogut. Operacioni i së hënës dëshmon sërish se autoritetet e Kosovës kanë prioritet veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara sesa bashkëpunimin me miqtë dhe aleatët e saj ”, shkroi zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano në një reagim zyrtar lidhur me operacionin e djeshëm policor në veri të Kosovës.



