
Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla u ka dërguar mbrëmjen e sotme krerëve të grupeve parlamentare të PD-së, ‘Aleancës për Ndryshim’ dhe të “Demokraci dhe Integrim” një projekt-Rezolutë të Kuvendit të Shqipërisë “Për mbështetjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës dhe mbrojtjen e parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të sigurisë evropiane”.
Nëpërmjet një posstimi në Facebook, Balla thotë se ky projekt-Rezolutë është konsultuar paraprakisht me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, ndërkohë që tani po konsultohet nga grupet parlamentare, nga Komisioni për Politikën e Jashtme dhe do të jetë për diskutim në seancën plenare më e afërt e Kuvendit të Shqipërisë që do ta shqyrtojë dhe miratojë.
Postimi i Taulant Ballës:
I kam dorëzuar sot pasdite kryetarëve të grupeve parlamentare të Partisë Demokratike, të “Aleancës për Ndryshim” dhe të “Demokraci dhe Integrim” një projekt-Rezolutë të Kuvendit të Shqipërisë “PËR MBËSHTETJEN E SOVRANITETIT DHE TËRËSISË TERRITORIALE TË UKRAINËS
DHE MBROJTJEN E PARIMEVE TË SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE DHE TË SIGURISË EVROPIANE”.
Kjo projekt-Rezolutë është konsultuar paraprakisht me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, po konsultohet nga grupet parlamentare, nga Komisioni për Politikën e Jashtme dhe do të jetë seanca plenare më e afërt e Kuvendit të Shqipërisë që do ta shqyrtojë dhe miratojë.



