Zgjedhjet/ Aga: Alternativa e PD do të fitojë, regjimi i instaluar i Ramës duhet të marrë fund në 11 maj (VIDEO)

Zgjedhjet/ Aga: Alternativa e PD do të fitojë, regjimi i instaluar i Ramës duhet të marrë fund në 11 maj (VIDEO)

Et’hem Aga kandidat i PD në listë të hapur i ftuar në MCN Live u shpreh se angazhimi i tij në politikë ka ardhur duke parë se në çfarë kushtesh ndodhet vendi i ynë, ku administrata është e kapur.

Ai tha se ka ardhur nga diaspora dhe se është i sigurtë që alternativa e PD-së do të ketë më shumë mbështetje dhe vota se krahu tjetër dhe se do jetë fituese në këto zgjedhje.

Sipas tij regjimi që ka instaluar Rama në këtë vend duhet të marrë fund më 11 maj, teksa theksoi se PD është e përgatitur për të ardhur në pushtet.

Jam larguar në ‘90 drejt Francës, kam punuar fillimisht punë të ndryshme pastaj profesor në një kolegj në Paris falë mundit dhe me ndihmën e Zotit në sektorin publik dhe më pas në atë privat duke bërë dhe dy punë për të ndihmuar veten dhe familjen time në Shqipëri. Jam i martuar dhe baba i dy vajzave.

Po ta shohësh situatën aktuale në Shqipëri një administratë të kapur 100%, biznesi zhvillohet jo se ka konkurrencë të lirë por se ka lidhje të ngushtë me politikën, në një vend ku rrogat dhe pensionet janë qesharake, ku bandat bëjnë ligjin mendoj se kjo është tradhti ndaj atdheut nëse në këtë kushte ti nuk angazhohesh në politikë.

Nuk hedh dot fall se sa vota do të marr, por duke qenë banor i Tiranës dhe Farkës jam i sigurtë se alternativa jonë dhe i PD do të ketë më shumë vota se krahu tjetër, ekipi i Ramës duke nisur nga Veliaj, Ahmetaj, Çyrbja, etj po ti marrim me radhë ndodhen ose në arrati ose pas hekurave sepse janë të korruptuar.

Ne kemi alternativën tonë dhe jam pothuajse i sigurtë që do fitojmë dhe jam krenar që jam pjesë e kësaj partie. Unë jam 1 te 1 dhe përfaqësoj diasporën te kjo listë e cila është një fuqi e jashtëzakonshme.

I pyetur nëse diaspora shqiptare është e interesuar për të votuar, Aga tha se

Unë përfaqësoj diasporën dhe pika kryesore e imja është fuqizimi i lidhjeve diplomatike mes Shqipërisë dhe Francës dhe përtej sepse askush më mirë se unë si njeh këto probleme të diasporës sepse kam 35 vite që jetoj në Francë.

Mendoj se do kem një rezultat të kënaqshëm në diasporë sepse duke njohur dhe problemet e diasporës unë do punoj pareshtur me këta njerëz. Unë si kam humbur kurrë lidhjet me Shqipërinë, kam qenë anëtar i PD nga fillimi, kam pasur një lidhje të ngushtë me PD që sot pas kaq vitesh të vijë si pjesë e shtuar sepse kam qenë që në fillim.

Kam qenë dhe pjesë e votimeve në primare nga të cilat kam marrë mbështetjen e strukturave. Gjatë gjithë kohës që jam në terren dhe po bëj fushatë nuk kam parë një njeri të ri apo të vjetër të jetë i kënaqur në këtë vend.

Mendoj se këtyre njerëzve që u ka ardhur shpirti në majë të hundës do të na votojnë neve sepse regjimi që ka instaluar Rama jam i sigurtë se lind, rritet, kalbet dhe vdes dhe besoj se janë në fazën e kalbjes dhe vdekjen do e marrin në 11 maj.

Vota e diasporës është një votë e panjohur dhe ata njerëz që janë larguar kanë shkuar sepse duan lirinë, ata i njohin hallet e njerëzve në Shqipëri dhe një pjesë e mirë dhe mund të kthehen më pas.

Problemi këtu është vjedhja e votës që bëhet, por unë në këtë garë kam mbështetjen e diasporës dhe të PD. Ne e kemi filluar fushatën prej kohës dhe ajo është gjithëpërfshirëse, partia jonë është mëse e përgatitur për të ardhur në pushtet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy