Pavarësia e drejtësisë nga politika mbetet ende një sfidë për institucionet e reja të drejtësisë. Vetë kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, pranon hapur se tani nuk ka njerëz të pavarur dhe se të gjithë varen nga diku, ndryshe nga sa është prononcuar më parë publikisht për pavarësi dhe integritet të institucionit që drejton.



