
Nga 1 maji, turistët e huaj të vaksinuar kundër virusit Covid-19 do të mund të hyjnë në Tajlandë pa pasur nevojë që t’i nënshtrohen tamponëve para nisjes ose mbërritjes.
Një deklaratë e tillë u bë nga Kryeministri Prayuth Chan-ocha, në prezantimin e fundit të lehtësimit të kufizimeve për turistët, pasi vendi kishte vendosur kufizime në dy vitet e fundit.
Shumë vende po lehtësojnë ndjeshëm kufizimet për udhëtarët dhe vendi ynë është shumë i varur nga turizmi për të mbështetur ekonominë.
Pavarësisht heqjes së politikës së detyrueshme të tamponit, të huajt e vaksinuar që duan të hyjnë në vend do të duhet të aplikojnë për Tajland Pass dhe të kenë sigurim shëndetësor me mbulim prej të paktën 10 mijë dollarë.
Për të pavaksinuarit, mbetet kërkesa për t’iu nënshtruar një tamponi molekular brenda 72 orëve para nisjes, si dhe një tampon i dytë molekular në fund të karantinës pesë-ditore në hotelet e certifikuara.



