Kalleshi: Di shumë raste në Tiranë ku prodhohen “detoks” me ngjyrues dhe aromatizues, mund të jenë fatale

Kalleshi: Di shumë raste në Tiranë ku prodhohen “detoks” me ngjyrues dhe aromatizues, mund të jenë fatale

Dietologia Anila Kalleshi këshillon që të shmanget dietat drastike teksa vera ka trokitur, në mënyrë që të mos rrezikojmë.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ajo tha se një dietë me një kokërr mollë dhe një gotë qumësht gjatë gjithë ditës apo vetëm me ujëra dhe çarja, mund të çojë në këputje lodhje, çrregullime hormonale apo probleme me tiroiden. 

Sa i takon dietave detoks, Kalleshi tha se di raste të shumta në Tiranë, ku prodhohen lëngje “detoks” me ngjyrues, aromatizues të cilët nuk kanë vlera ushqyese por që mund të shkaktojnë dhe dëme fatale.

Me termin detoks është abuzuar shumë. Se pijet e famshme detoks të ofrohen pas disa orësh që janë shtrydhur, nëse janë shtrydhur. Se di raste të shumta në Tiranë, ku prodhohen lëngje “detoks” me ngjyrues, aromatizues që nuk kanë vlera ushqyese, përkundrazi mund të shkaktojnë dhe dëme fatale. 

Një detoks i bërë në shtëpi, se i kemi pajisjet nëpër shtëpi, duke shtrydhur disa perime jeshile dhe t’i konsumosh direkt mund të jetë shumë mirë. Nëse kemi perime të ndryshme, spinaq, kastravec, kivi, ananas, selino, limon, nëse i konsumojmë pa i lëmë të oksidohen, vlerat e tyre janë dhe janë të shëndetshme. 

Por nëse vendos të konsumosh këto lëngje për disa ditë të tëra, duke shmangur proteinat dhe karbohidratet, ne kemi një disekuilibër dhe shkakton dëme. Nëse bën një dietë detoks në shtëpi, ne kemi humbur një masë ujore dhe muskulore, por nuk kemi humbur atë që ne duam, dhjamin. Mund të kesh marramendje, këputje. Por dieta e shëndetshme, nuk të shkakton asgjë.

Edhe nëse kujtohemi disa ditë para plazhit për të rregulluar ekuilibrat tanë, do të këshilloja në të mos bëjmë palestër 3-4 orë në ditë, apo dieta ekstreme, sepse do e kalojmë organizmin në stres. Nëse do të kemi deficit kalorik do të humbim 4-5 kilogramë. 

Nuk janë shumë, por janë të dukshme. Personalisht kam provuar të bëj fasting dhe tek unë nuk funksionon fare. 

Çdo gjë mund të jetë funksionale te persona të ndryshëm. Një person që ka abuzuar gjithmonë me ushqimin, në momentin që të referohet një porcion i vogël ushqimi, ajo funksionon jo se ajo gjëja ka bërë mrekulli. Se ushqimi është i njëjtë me i 500 vetave të tjerë që i dërgohet. 

Rezultati është më i lartë tek një person që është mësuar të konsumojë dy pjata gjellë. Vera është stina më ideale për të humbur peshë, edhe prej ushqimeve të pasura me ujë, vitamina dhe minerale, specat, domatet, spinaqi. 

Ushqimet e stinës ndihmojnë mjaft mirë për të qenë të hidratuar dhe për të mos marrë shumë kalori. Në dimër je më i predispozuar të konsumosh pastat, orizin, mishrat. 

Mishi i pulës, peshku apo mishi i kuq janë burim shumë i mirë i proteinave shtazore, por edhe proteinat bimore si mashurkat, bizelet, fasulet etj., janë burim shumë i mirë. 

Kur kemi marrje mendsh, mos përqendrim, këputje, gjendje apatie, çrregullimet hormonale tek femrat për shkak të dietës, ndaj duhet kujdes. Periudha kur trupi ha dhjamin e vetë, ndodh kur mban dietë.

Sasia e ujit për një person 70 kilogramë duhet të jetë 2 deri në 3 litra. Konsumi i ujit në mëngjes herët është për të bërë një pastrim të toksinave të akumuluara gjatë natës dhe për të bërë një mbushje të stomakut që të mos abuzojmë me ushqimin. 

Por uji këshillohet të konsumohet gjysmë ore para çdo vakti, ose gjysmë ore pas çdo vakti.

Intoleranca ushqimore është një ndihmë shumë e madhe për çdokënd që do të ushqehet shëndetshëm. Sidomos ata që kanë probleme me tiroiden, Hashimotin, migrena, ankthi, paniku, depresioni. 

Është mirë që të dinë se kush janë ushqimet që nuk e agravojnë patologjinë që personi ka. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy