Protesta para Parlamentit, pranga 8 personave, 9 të tjerë procedohen në gjendje të lirë

Protesta para Parlamentit, pranga 8 personave, 9 të tjerë procedohen në gjendje të lirë

Policia e Shtetit ka arrestuar 8 protestues të cilët morën pjesë në protestën e opozitës para Parlamentit, ndërsa 9 persona të tjerë janë proceduar penalisht ne gjendje të lirë.

Policia thekson se gjatë protestës këta shtetas kanë kundërshtuar forcat e rendit, kanë goditur me sende të forta dhe lëndë plasëse. Po ashtu ata akuzohen se kanë hedhur në drejtim të policisë, gurë, shkopinj, fishekzjarrë etj.

"Gjatë tubimit, pjesëmarrësit kanë kundërshtuar, goditur me mjete të forta e lëndë plasëse (gurë, shkopinj, fishëkzjarre etj.) punonjesit e Policisë, të planizuar me shërbim në ambientet përreth Kuvendit të Shqiperisë", sqaron policia në njoftimin zyrtar.  

Sipas bluve të kryeqytetit, arrestimi i tyre u bë pas analizimit të pamjeve filmike, raport-shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura gjatë protestës. Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetesisë publike".

Të arrestuarit: 

- N.C., 36 vjeç, banues ne Sukth, Durres (i denuar më parë për vjedhje dhe drejtim mjeti pa leje drejtimi);

- A. M., 23 vjeç, banues në Tirane (i denuar më parë për vjedhje);

- E. C., 33 vjeç, banues në Burrel;

- L.D., 37 vjeç, banues në Burrel (i denuar më parë për vjedhje);

- A.P., 23 vjeç, banues në Tirane;

- M. N., 31 vjeç, banues në Kamëz;

- L. B., 41 vjeç, banues në Gramsh;

- E.G. 36 vjeç, banues në Lezhë.

Policia e Shtetit përsërit thirrjen drejtuar organizatorëve të protestave, të distancohen nga elementët problematikë e me precedentë, që cënojnë rendin dhe sigurinë, dhe thekson se mbetet e vendosur për të zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin, në interes të garantimit të rendit dhe sigurisë, mbrojtjes së jetës dhe pronës së qytetarëve, si dhe të mbrojtjes së institucioneve të rëndësisë së veçantë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy