Një valixhe e dyshimtë në afërsi të Ambasadës Amerikane ka ngritur në alarm policinë e Tiranës. Valixhja e zezë është gjetur në cep të rrugës, pranë murit të ambasadës, në Rrugën e Elbasanit.
Forcat xheniere, që merren me çaktivizimin e eksplozivëve, mbërritën në zonë, duke instaluar pajisjet për shpërthimin e telekomanduar.
Edhe punonjësit e sigurisë së ambasadës kanë kryer verifikimet paraprake dhe kanë konstatuar se nuk ka asnjë objekt të dyshimtë në valixhe.
Ende nuk dihet nëse ndonjë student e ka harruar valixhet aty pranë, duke qenë se rruga të çon drejt Qytetit Studenti.



