Hajdarmataj: Grupet kriminale po sofistikojnë metodat për të mos u kapur. Lëvizjet brenda policisë të bëhen me motivacion dhe analizë (VIDEO)

Hajdarmataj: Grupet kriminale po sofistikojnë metodat për të mos u kapur. Lëvizjet brenda policisë të bëhen me motivacion dhe analizë (VIDEO)

Arben Hajdarmataj, ish-drejtues policie tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se edhe grupet kriminale, si vetë shoqëria përqafojnë teknologjitë dhe mundohen t’i sofistikojnë metodat për të mos u kapur.

 

Më tej Hajdartmataj tha se me shtëpitë e barit mundësia për t’u zbuluar është më e pakët, në krahasim me mbjelljen e kanabisit në natyrë. 

 

Me shtëpitë e barit mundësia për t’u zbuluar është më e paktë nga organet ligjzbatuese sesa mbjellja në fushë apo në natyrë të hapur. Ka ardhur si rezultat i përvojë negative që kanë marrë kultivuesit, se do një përgatitje. Është metodë e shpejtë dhe cikli i prodhimi është më i shkurtër se në ambientet e hapura. Ka pasur dhe do të ketë. 

 

Të mos habitemi kur panelet diellore do të përdoren nga trafikantët për prodhimin e kanabisit. Edhe grupet kriminale, si vetë shoqëria përqafojnë teknologjitë dhe mundohet t’i sofistikojnë metodat për të mos u kapur.

 

Më tej Hajdarmataj shtoi se ai nuk është kundër lëvizjeve në polici, por shtoi se duhet të ketë motivim dhe analizë. 

 

Skepticizmi im me lëvizjet ka qenë për një arsye. Lëvizjet duhet të bëhen të motivuara. Edhe nëse ndodh një ngjarje s’duhet të bëhet një analizë. Nëse drejtuesi i një policie vendore nuk ka qenë efecient, duhet të lëvizë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy