
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor për lobimin e LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA, ndaj të cilit rëndojnë tre akuza pastrim parash dhe mosdeklarim të ardhurash.
Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN tv, foli për gjendjen momentale të ish-presidentit Meta, dhe faktin se arrestimi i tij është një ngjarje e rëndë për opozitën.
Po, unë komunikoj në mënyrë permanente me presidentin Meta. Për fat gjendja e tij shëndetësor është shumë e mirë dhe deri tani nuk ka pas asnjë problem.
Arrestimi i tij ka të bëjë me një rast shumë të rëndë. Njëri nga drejtuesit kryesorë të opozitës është arrestuar me burg pa prova, pa fakte dhe pa të drejtë. Nëse ka një ngjarje më të rëndë për një opozitë se kjo, përfshirë ndalimin politik të zotit Berisha, kjo mjafton për të treguar panoramën se në çfarë gjendje ndodhemi.
Në fakt unë nuk e kam takuar, nuk lejohet takimi. Vetëm familjarët e kanë takuar vajza dhe djali.



