Sulmet ruse godasin furnizimin me ujë në Kiev, pezullohet shërbimi i metrosë

Sulmet ruse godasin furnizimin me ujë në Kiev, pezullohet shërbimi i metrosë

Të gjitha rrethet e Kievit po përjetojnë ndërprerje të furnizimit me ujë të premten pas sulmeve ruse në kryeqytet, tha kryebashkiaku Vitaly Kitschko në Telegram.

Ai gjithashtu paralajmëroi banorët që të rezervojnë ujë. Shërbimi i metrosë është pezulluar në të gjitha linjat dhe "stacionet e nëntokës funksionojnë si strehimore", shtoi kryebashkiaku.

Policia e qytetit të Kievit ka gjetur dhe publikuar një foto të asaj që ata pretendojnë se është një raketë ruse e rrëzuar.

Raketa u shkatërrua nga forcat e mbrojtjes ajrore. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima”, tha policia në Twitter.

Ekipet e CNN në Kiev raportuan më herët se kishin dëgjuar shpërthime, si dhe kishin parë dhe dëgjuar raketa. Ata dëgjuan gjithashtu sistemet e mbrojtjes ajrore që punonin në qytet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy