Pas muajsh e muajsh pritjeje, Khloe Kardashian më në fund ka zbuluar emrin e djalit të saj.
Khloe, e cila mirëpriti fëmijën e saj të dytë me Tristan Thompson verën e kaluar - më parë ka bërë të gjithë të mendojnë se emri i djalit fillon me shkronjën T.
Muajin e kaluar, prezantuesja e "The Jennifer Hudson Show" , Jennifer Hudson, e pyeti Khloe nëse ajo e kishte vendosur ende emrin e fëmijës së saj.
Për të cilën mamaja u përgjigj: “Po, ai ka një emër, por unë nuk e kam bërë publike ende.
Ai lindi përmes një surrogateje, ose lejleku, sic më pëlqen ta them, dhe në fillim nuk e dija se si do t'i quaja.
Doja ta takoja dhe ta ndjeja pak, dhe kështu në fillim ai nuk kishte një emër”.

Megjithatë, Khloe thotë se ajo është duke pritur për premierën e shfaqjes për të shpallur zyrtarisht emrin e tij.
"A do të fillonte emri i tij me një T, ndoshta?" pyet Hudson, ndërsa Khloe u përgjigj: "Do të fillojë me T."
Epo, siç ishte premtuar, Khloe zbuloi emrin e djalit të saj në premierën e sezonit të tretë të The Kardashians .
Në episodin e parë të sezonit, ndërsa Khloe po merrte pjesë në eventin 818 Tequila të motrës së saj Kendall Jenner, James Corden pyet se çfarë ka të re me të.
Gjatë skenës, ajo më në fund ndan emrin e foshnjës së saj, që është Tatum.
"Ti vendosësh emrin një fëmijë është vërtetë e vështirë," pranon nëna e dy fëmijëve.



