“Rama do të shkojë te një President pa zë”, Nazarko: Nuk pres zhvillime të qeta, kreu i shtetit do t’u duhet palëve (VIDEO)

“Rama do të shkojë te një President pa zë”, Nazarko: Nuk pres zhvillime të qeta, kreu i shtetit do t’u duhet palëve (VIDEO)

Analisti Shpëtim Nazarko duke folur në MCN Live tha se Edi Rama mund të zgjedhë një President pa zë në politikën e brendshme, duke e ilustruar me modelin Zef Mazi. Nazarko u shpreh se pret që zhvillimet në Shqipëri të mos jenë të qeta ndonëse opozita është përtokë. Ai thekson se korrupsioni, pamundësia ekonomike dhe kriza do çojë në një situatë ku Presidenti do t’u duhet palëve.

PS e ka të drejtën kushtetuese për ta zgjedhur Presidentin, por duke parë situatën e përgjithshme ku PS i ka të gjitha pushtetet kjo e rëndon pozitën. Nuk i kuptoj të dyja palët, as PS-në as PD-në. I kam mëshuar mendimit që PD t’i kërkonte PS-së një listë me emra dhe PD të ishte gjykatësi. Nëse akuza e opozitës është që Rama e ka caktuar emrin, një listë me 6-7 emra do të bënin që t’i prishej minimum ky plan. Opozita do t’i drejtohej edhe perëndimorëve dhe shoqërisë civile dhe do të përfshihej me dinjitet brenda lojës.

Besoj që Rama do t’i shkojë një Presidenti pa zë. Jo i variantit të Moisiut, por te një President nuk ka asnjë zë në politikën e brendshme. Tentativa e Ramës për të pasur ende pushtet përmes Presidentit nuk do shikohet mirë nga palët dhe atij do t’i rëndojë. Diku dëgjova emrin e Zef Mazit. Një kalibër i këtij lloji. Mund të jetë edhe grua. Një përfaqësues tamam ceremonial dhe në këtë mënyrë Rama shkëput lidhjet me Presidencën. Nuk shton mëkatet e veta dhe është i qetë nga ai pozicion. Nuk besoj se Rama do ta shtyjë dorën dhe ekstravagancën. Pavarësisht se socialistët kanë një pushtet shumë të madh, dhe opozita është thuajse përtokë, nuk pres që zhvillimet në Shqipëri të jenë të qeta. Opozita më e keqe është ajo që s’bën asnjë lloj rezistence. Korrupsioni, pamundësia ekonomike dhe kriza rrotull, do çojë në një situatë ku Presidenti do t’u duhet palëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy