Referendumi për ndryshimet kushtetuese në Turqi, Gjermania: “Po” u arrit me manipulime

Referendumi për ndryshimet kushtetuese në Turqi, Gjermania: “Po” u arrit me manipulime

Industrialisti i famshëm german Olaf Henkel, në lidhje me Referendumin e 16 prillit në Turqi ka shpërndarë një raport ku aludohet se Referendumi është manipuluar: Shumica e turqve nuk kanë votuar Erdoganin dhe fashizmin e AKP.

Industrialisti gjerman Hans Olaf, prej ish- zëdhënësve të shtetit, dhe për momentin bashkëpunëtor i konservatorëve në Parlamentin Evropian, në lidhje me Referendumin ka thënë se, “me shumë mundësi është manipuluar”.

I njohur më shkrimet dhe opinionet e tij, në lidhje me temën ka shpërndarë tekstin e raportin në gjuhën turke, duke thënë, “dua t’i përcjell popullit turk një raport shkencor në gjuhën turke”.

Sipas përkthimit të shpërndarë nga Oda Tv, ish-kryetari i Unionit të Industrialistëve Gjermanë (BDI), “i njohur si përkthyesi i ndjenjave të punëdhënësve gjerman”, akademiku dhe deputeti i Parlamentit Evropian Hans Olaf, në websiten e tij hansolafhenkel.de me cilësinë e deputetit të Parlamentit Evropian, në websiten Grupit Reformatorëve Liberalo- Konservator (RLK) me cilësinë e antarit, bashkangjitur fotos së Erdoganit marrë nga Ministria e Jashtëme e SHBA-ve, ka shpërndarë një mesazh.

Henkel, në shkrimin e datës 30 qershor 2017 të botuar në anglisht (https://arxiv.org/pdf/1706.09839.pdf), ka paraqitur komentin e tij rreth këtij raporti.

Industrialisti dhe politikani Henkel, ka sqaruar se këtë raport ia dedikon popullit turk, duke thënë se: “Duke dashur që ta lexojë edhe populli turk, ky raport është përkthyer edhe në turqisht.”

Henkel, duke cilësuar Presidentin dhe Kryetarin e Përgjithshëm të AKP Tajip Erdoganin si diktator, ka theksuar se kjo punë kërkimore është bërë në baza statistikore dhe është arritur në përfundimin se referendumi është manipuluar, duke lënë të kuptohet se shumica e popullit turk “nuk kanë votuar fashizmin e Erdoganit dhe të AKP-së ”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy