Japonia zbulon listën e mallrave të importuara nga Rusia që vështirë të zëvendësohen

Japonia zbulon listën e mallrave të importuara nga Rusia që vështirë të zëvendësohen

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë e Japonisë zbuloi të enjten një listë të mallrave të importuara nga Rusia të cilat vështirë se mund të zëvendësohen në perspektivën afatshkurtër.

Lista përfshin shtatë mallra: naftë, qymyr, gaz natyror të lëngshëm dhe gaz të përdorur për prodhimin e gjysmëpërçuesve, paladium dhe material për prodhimin e çelik-inoksit.

Sipas ministrisë, varësia e Japonisë nga importet e këtyre mallrave nga Rusia është shumë e lartë. Në lidhje me këtë fakt, Japonia u bëri thirrje vendeve të tjera eksportuese që të zgjerojnë prodhimin përkatës.

Rusia përbën 3.6% të importeve të naftës të Japonisë, për 8.8% të importeve të gazit natyror të lëngshëm dhe 43% të importeve të paladiumit.

Më 24 shkurt, Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi nisjen e një operacioni të posaçëm ushtarak në përgjigje të një kërkese për ndihmë nga krerët e republikave të Donbasit. Ai deklaroi se Moska nuk kishte plane për të pushtuar territoret ukrainase, por synonte të çmilitarizonte dhe denazizonte vendin.

Pas këtij hapi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian, Britania e Madhe dhe disa vende të tjera njoftuan sanksione kundër individëve dhe personave juridikë të Rusisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy