
Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos dhe e fejuara e tij Lauren Sánchez do të dhurojnë 100 milionë dollarë për rimëkëmbjen e Mauit. “Jeff dhe unë jemi zemërthyer nga ajo që po ndodh në Maui”, shkroi Sánchez.
“Ne po mendojmë për të gjitha familjet që kanë humbur kaq shumë dhe një komunitet që ka mbetur i shkatërruar.” Sanchez shtoi se, "Jeff dhe unë po krijojmë një Fond Maui dhe po dedikojmë 100 milionë dollarë për të ndihmuar Mauin të ringrihet tani dhe gjatë viteve të ardhshme, ndërsa nevoja të reja dalin”.
Zjarret kanë shkatërruar ishullin Havai këtë javë. Të nxituar nga erërat e forta të uraganit Dora, flakët kanë shkrumbuar pjesën më të madhe të ishullit Maui. Më shumë se 50 persona janë vrarë dhe mijëra banorë janë zhvendosur pasi shtëpitë dhe bizneset janë përfshirë nga flakët. Mund të duhen vite që ishulli të riparojë plotësisht dëmin.
Bezos dhe Sánchez janë bashkë që nga viti 2019 dhe janë fejuar në fillim të këtij viti. Bezos është kryetar ekzekutiv i bordit të drejtorëve të Amazon (AMZN) dhe zotëron Washington Post. Ai ka një vlerë neto prej 163 miliardë dollarësh, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg. Kjo shumë e bën atë personin e tretë më të pasur në botë.



