
Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen miqësore, mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila do të luhet të mërkurën në stadiumin “Air Albania” në orën 20:45.
FSHF ka njoftuar se në këtë sfidë do të jenë të pranishëm 22 mijë tifozë, në një stadium të tejmbushur.
Interesim i lartë për këtë përballje, duke parë edhe kundërshtarin që është përballë. Shumë shqiptarë njihen si tifozë të Italisë dhe nuk kanë humbur mundësinë për të ndjekur këtë kombëtare nga afër, por edhe për të mbështetur Shqipërinë.
E sigurt është se lojtarëve kuqezi në ndeshjen e nesërme nuk do ju mungojë mbështetja.



